Po raportohen akoma se shumë ndihma të dërguara nga Kosova për në Shqipëri pas tërmetit të tmerrshëm, janë duke u keqpërdorur nga disa persona.

Dhe për këtë pati reagime të ndryshme nga këngëtarët, e posaqërisht për ata që ndihmuan nga afër popullin shqiptar me gjëra materiale, madje për gjithë angazhimet e tjera.


Së fundmi, këngëtarja me famë ndërkombëtare, Era Istrefi ka bërë thirrje të mos keqpërdoren ndihmat përmes një postimi të hedhur në rrjetin social,  Instagram.

eraistrefi 75210460 1211048115759825 2185096472456932920 n Era Istrefi bën apel të mos keqpërdoren ndihmat (Foto: Instagram)

“Ju lutem mos i keqpërdorni ndihmat, rrini të ndershëm”, ka shkruar ajo mbi një fotografi të saj në të cilën shkruan “Lutuni për Shqipërinë”.

Nga ana tjetër, Era ka uruar edhe festën e Pavarësisë me një fotografi të sajën të realizuar në finalen e Kampionatit Botëror në Rusi me përshkrimin, "Urime dita e Pavarësisë".

eraistrefi 74673857 2487696077973121 6326325682199812733 n 1 Era Istrefi uron Ditën e Flamurit (Foto: Instagram)

Përdryshe, tërmetet e fuqishme në Shqipëri kanë lënë 41 persona të vdekur e mbi 650 tjerë të lënduar, derisa shumë prej të mbijetuarve janë strehuar në Kosovë për një kohë. /Telegrafi/