Edhe dy muaj paraburgim për Azem Sylën

Azem Syla do të qëndrojë edhe dy muaj të tjerë në paraburgim. Ky është vendimi i fundit i Gjykatës Themelore të Prishtinës për udhëheqësin e grupit ‘Toka’ në rastin e 38 të akuzuarve për krim të organizuar dhe keqpërdorim të pronave në Cagllavicë.
Vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Azem Sylës e ka konfirmuar, për Gazetën Express, avokati i tij, Tomë Gashi.
“Klientit tim i është vazhduar paraburgimi edhe për 2 muaj. Unë kam paraqitur ankesë në Gjykatën e Apelit ndaj këtij vendimi të Themelores të Prishtinës”, tha Gashi, të martën.
Nga
Telegrafi
22/11/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































