Rap-artisti i njohur, Mozzik, të premten (14 qershor) publikon albumin e ri të titulluar "Mërgimstar".

Ka premtuar shumë sa i përket këtij projekti, ndonëse ka realizuar 20 këngë bashkë me videoklipe.


Në mesin e tyre ka edhe disa bashkëpunime me emra të njohur të estradës.

Derisa kanë mbetur edhe dy ditë deri në lansim, ai u ka bërë thirrje estradës duke thënë se nuk e ka ngacmuar askënd.

"Ekzistojnë nganjëherë disa komente të estradës nëpër 'së shpejti' të mi disa suksese, disa bravo, disa respekt. Askund më nuk po mund të i gjejë", tha ai.

"Mos u frikësoni askush se kurrë nuk e kam ngacmuar askënd. Fleni dathë", shtoi mes tjerash artisti.

Pritet të shihet se çfarë ka realizuar ai këtë herë për fansat e publikun. /Telegrafi/

Screenshot 41 1 Foto: Screenshot/Instagram