LAJMI I FUNDIT:

Edhe dy aktakuza për pjesëmarrje në ISIS

Edhe dy aktakuza për pjesëmarrje në ISIS

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër V.K dhe F.D., për veprën penale organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist jashtë territorit të vendit.

E pandehura, V.K. me qëllim që të marrë pjesë në veprimtarinë e grupeve terroriste ISIS në Siri, më 30.03. 2015, duke vepruar me dashje dhe në dijeni për veprimet e veta, është nisur për në Shkup-Maqedonia e Veriut, së bashku me bashkëshortin e saj M.B. dhe me të pandehurit e tjerë, ndër ta edhe F.D., për të arritur në drejtim të Stambollit- Turqi, e më pas për të vazhduar për në Siri, ku i janë bashkangjitur grupit terrorist.

Ajo me këto veprime i ka kryer në vazhdimësi, deri në kohën kur është dorëzuar te forcat kurde, në fillim të vitit 2019, e ku ka qëndruar për rreth dy muaj, kurse më 20.04.2019 është deportuar në Kosovë.


Ndërsa, i pandehuri F.D., me qëllim që të marrë pjesë në veprimtarinë e grupeve terroriste ISIS në Siri, më 30.03.2015, duke vepruar me dashje dhe në dijeni për veprimet e veta, fillimisht nga Kosova ka shkuar në Shkup, së bashku me gruan e tij, të pandehurën G.A. dhe me të pandehurit e tjerë, ndër ta M.B dhe V.K., kanë udhëtuar në drejtim të Stambollit-Turqi, e ku më pas ka hyrë në territorin e Sirisë dhe i bashkëngjitet grupit terrorist ISIS.

Në trend Lajme

Më shumë
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori