LAJMI I FUNDIT:

Edhe BVB interesohet për Lukakun

Edhe BVB interesohet për Lukakun

Borussia Dortmundi është në mesin e shumë skuadrave në garë për shërbimet e sulmuesit të Evertonit, Romelu Lukaku.

Belgu spekulohet se ka kërkuar që në fund të sezonit të largohet nga Evertoni pasi që dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve.

Real Madridi, Manchester Unitedi dhe Bayerni raportohet se kanë shprehur interesim për 22-vjeçarin, ndërsa tani sipas Liverpool Echo edhe Dortmundi ka hyrë në garë për të, transmeton Koha.net.


Sipas raportimit, Dortmundi e ka identifikuar Lukakun si zëvendësim ideal të Pierre-Emerick Aubameyang, që thuhet se mund të largohet gjatë verës.

Pritet që Evertoni të kërkojë rreth 80 milionë euro për shërbimet e lojtarit.