LAJMI I FUNDIT:

Edhe 7 ditë për regjistrimin e popullsisë, ASK: Është obligim ligjor, nëse nuk jeni kontaktuar nga regjistruesit thirrni në këta numra

Edhe 7 ditë për regjistrimin e popullsisë, ASK: Është obligim ligjor, nëse nuk jeni kontaktuar nga regjistruesit thirrni në këta numra

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka rikujtuar qytetarët e Kosovës se kanë mbetur edhe vetëm shtatë ditë për regjistrimin e popullsisë, ndërsa thekson se regjistrimi përveç që është obligim qytetar është edhe obligim ligjor.

Në njoftimin për media theksohet se regjistrimi do të jetë deri më 17 maj, ndërkaq ASK njofton gjatë ditëve në vazhdim, regjistruesi duhet t’ju kontaktojë për ta zhvilluar intervistën për regjistrim tek ata të cilët ende nuk e kanë kryer.

“Nëse nuk jeni kontaktuar deri më tani (nuk keni informatë se kush është regjistruesi/ja në zonën tuaj)  luteni të kontaktoni komunën tuaj ose ASK-në”, thuhet në njoftim.


Në secilën komunë është ndarë një numër telefoni për kontakt tek: Regjistrimi i Popullsisë (ReKos) 2024 – Komunikimi me qytetarë, në linkun https://ask.rks-gov.net/ReKos/Announcements.

ASK-ja u ka sugjeruar komunave që numrin kontaktues ta bëjnë publik për qytetarë.

Në rast se nuk merr ndonjë përgjigje nga komuna (pas disa tentimeve) qytetarët mund të kontaktojnë Agjencinë e Statistikave të Kosovës (ASK) në: Email: infoask@rks-gov.net

Tel: (+383) 038 200 31 129

Tel: (+383) 046 500 156 (REKOS2024)

Tel: (+383) 046 500 151  (REKOS2024)

ASK-ja u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të regjistrohen deri më 17 maj 2024. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Kalo në kategori