LAJMI I FUNDIT:

Edhe 598 mësimdhënës trajnohen si pjesë e programit ‘‘Shkollat e shekullit 21’’

Edhe 598 mësimdhënës trajnohen si pjesë e programit ‘‘Shkollat e shekullit 21’’

Pas ciklit të parë shumë të suksesshëm të trajnimeve, si pjesë e programit të Shkollave të Shekullit 21, ka filluar cikli i dytë më 14 shtator 2019 me trajnime për drejtorët e shkollave në Ferizaj dhe Gjilan, dhe më 21 Shtator 2019 filluan trajnimet për mësuesit në Ferizaj, Kaçanik dhe Han i Elezit.

Sipas njoftimit për media ky program prej 10 milion funte. i zbatuar nga British Council dhe i financuar nga qeveria e MB, do të arrijë në 598 mësues në 142 shkolla në dy muajt e ardhshëm. Poashtu, 3,820 pajisje micro:bit: të cilat përdoren për kodim, u dhurohen shkollave në Ferizaj, Shtërpce, Kaçanik, Han i Elezit, Viti, Kllokot, Novobërdë, Kamenicë, Gjilan, Gllogoc, dhe Prishtinë.

Në njoftim thuhet se rezultatet nga cikli i parë janë një tregues i shkëlqyeshëm që shkollat, British Council dhe Ministria e Arsimit po bëjnë një punë të shkëlqyeshme me këtë program. Në garat e fundit rajonale të kodifikimit, të mbajtur në Beograd në prill, si pjesë e Samitit Digjital të Ballkanit Perëndimor, ekipi i Kosovës ka fituar një çmim të madh. Shkolla “Faik Konica” nga Prishtina fitoi vendin e dytë në garë.


Ndër të tjera sipas njoftimit fëmijët po mësojnë në një mënyrë të re, argëtuese dhe interesante duke përdorur micro:bit, pajisje të kodimit të madhësisë së xhepit, dhe rezultatet tashmë janë duke u vërejtur.

Përderisa mësuesit janë shtylla themelore e arsimit të shkëlqyeshëm, British Council po përqendrohet në trajnimin e mësuesve për të përfshirë këto praktika të reja mësimore në klasat e tyre dhe t'i ndihmojë fëmijët të përgatiten për të ardhmen. Programi i Shkollave të Shekullit 21 do të arrijë më shumë se 1 milion fëmijë në Ballkanin Perëndimor në tre vitet e ardhshme dhe do t’u japë atyre aftësi për të zgjidhur problemet jashtë kornizave duke përdorur mendimin kritik dhe kodimin./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja pranon se në rastin e ish-krerëve të UÇK-së u bënë pyetje sugjestive “që të mbahej dëshmitari i fokusuar”

Specialja pranon se në rastin e ish-krerëve të UÇK-së u bënë pyetje sugjestive “që të mbahej dëshmitari i fokusuar”

Drejtësi
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Drejtësi
Policia zbardh vrasjen e 24-vjeçares në Tiranë, shpallet në kërkim palestinezi

Policia zbardh vrasjen e 24-vjeçares në Tiranë, shpallet në kërkim palestinezi

Lajme
Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Lajme
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Kalo në kategori