Andrew Tates i është zgjatur arresti shtëpiak për 30 ditë të tjera nga një gjykatë rumune.

Ai u arrestua për herë të parë së bashku me vëllanë e tij, Tristan, në shtëpinë e tyre në Bukuresht në dhjetor 2022.


Më 31 mars, influencuesi u zhvendos nga paraburgimi në arrest shtëpiak pas një vendimi nga një gjykatës rumun, shkruan BBC, transmeton Telegrafi.

andrew Foto: EPA

Ende nuk janë ngritur akuza ndaj vëllezërve apo dy bashkëpunëtorëve të tjerë që u arrestuan përkrah tyre.

Megjithatë, prokurorët po hetojnë vëllezërit për krime të dyshuara për trafikim njerëzor, përdhunim dhe formim të një bande kriminale për shfrytëzim seksual të grave.

Ata nga ana tjetër i kanë mohuar akuzat.

cover desktop andrew tate and the incelislamist nexus Andrew Tate

Dy bashkëpunëtoret e tyre, Georgiana Naghel dhe Luana Radu, u transferuan gjithashtu nga paraburgimi në arrest shtëpiak më 31 mars.

Që të katërt janë urdhëruar të qëndrojnë në pallatet ku jetojnë, nëse nuk kanë leje për t'u larguar.

Screen Shot 2022 08 23 at 4.22.21 PM Andrew Tate

Është e paqartë nëse edhe bashkëpunëtoreve të tjerë iu është zgjatur arresti shtëpiak.

Kjo do të thotë se ata nuk mund të largohen nga shtëpitë e tyre përpara datës 29 maj.

skynews andrew tate tristan 6116779 Andrew Tate

Andrew Tate ka miliona ndjekës në internet. Përmbajtja e tij është veçanërisht e popullarizuar në mesin e të rinjve të tërhequr nga imazhi i tij i veçantë. /Telegrafi/