LAJMI I FUNDIT:

Ederson: Gjashtë ose shtatë skuadra janë në garë për titull në Ligën Premier

Ederson: Gjashtë ose shtatë skuadra janë në garë për titull në Ligën Premier

Portieri i Manchester City, Ederson ka parashikuar sezonin më të ngushtë ndër vite në Ligën Premier, pasi mendon që gjashtë ose shtatë skuadra mund të garojnë për titull.

Liverpool e rrëmbeu pa shumë vështirësi trofeun vitin e kaluar, edhe pse fillimisht u mendua se do të jetë një garë e fortë me Cityn.

Por, ky sezon po parashikohet të jetë shumë më i fortë, pasi përveç Reds dhe City, edhe skuadrat tjera kanë treguar potencial të madh në këtë fillim.


Statistika, analizë dhe parashikim: Man City – Liverpool
Lexo po ashtu Statistika, analizë dhe parashikim: Man City – Liverpool

Përpara një përplasjeje midis Cityt dhe Liverpoolit, Ederson ka folur për titullin e këtij sezoni dhe ka parashikuar garë në mes të gjashtë apo shtatë skuadrave.

“Ky nuk është një sezon i zakonshëm, ekipet nga ‘gjashtëshja e madhe’ kanë filluar të gjitha mirë”, ka thënë fillimisht Ederson për faqen zyrtare të klubit.

Man City – Liverpool, formacionet e mundshme të derbit të javës në Ligën Premier
Lexo po ashtu Man City – Liverpool, formacionet e mundshme të derbit të javës në Ligën Premier

“Aston villa, Everton dhe Southampton të gjithë kanë treguar paraqitje të mira kohëve të fundit. Ata kanë shumë lojtarë cilësorë dhe të gjithë kanë pasur një para-sezon të mirë për të filluar në nivelin më të lartë”.

“Këtë vit do të jetë ndryshe, do të jetë më ngushtë, dhe unë mendoj se gara për titull nuk do të jetë midis dy ekipeve, por gjashtë ose shtatë skuadrave”, përfundoi Ederson. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve

"Nuk u ndjeva i tradhtuar, nuk kam ëndërruar kurrë" - Vinicius thyen heshtjen për Topin e Artë

La Liga
Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

La Liga
Milani merr vendim për të ardhmen e trajnerit Sergio Conceicao

Milani merr vendim për të ardhmen e trajnerit Sergio Conceicao

Serie A
A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

Serie A
Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori