Afati kalimtar i janarit erdhi për Newcastle United, të cilët kanë nevojë të madh për fytyra të reja për të shmangur rënien nga Liga Premier.
Pas marrjes së klubit nga arabët për mbi 300 milionë euro në tetor 2021, tani fansat mezi presin të shohin se cilët lojtarë do të nënshkruajnë me klubin.
Klubi ka dy emra si Callum Wilson dhe Allan Saint-Maximin që luajnë mirë në sulm dhe do të kërkohet përkrahje për ta.,
talkSPORT.com ka zgjedhur pesë emra që mund të merren nga klubi në afatin kalimtar të janarit…
Kieran Trippier
Newcastle shpreson ta marr Kieran Trippier dhe pritet të jetë në skuadrën e Howe që më 3 janar.
Trippier, i cili ishte shumë i lidhur me Man United në afatin kalimtar të verës 2021, do të jetë emri i parë në St James’ Park.
Anthony Martial
Martial ka biseduar me Ralf Rangnick dhe dëshiron të largohet nga “Old Trafford” në afatin kalimtar të janarit.
Sevilla thuhet se ishte e interesuar për nënshkrimin e sulmuesit, por Newcastle mund ta plotësojë kërkesën e Man Utd.
Joe Rodon
Newcastle thuhet se po udhëheq garën për të nënshkruar me mbrojtësin e Tottenhamit, Joe Rodon, në formë huazimi.
Reprezentuesi i Uellsit është paraqitur vetëm një herë nën drejtimin e trajnerit të ri Antonio Conte.
Samuel Umtiti
Mbrojtja ka qenë një problem i madh për Newcastle dhe është e lehtë të shihet, pasi klubi po flet me shumë emra.
Mbrojtësi i Barcelonës, Samuel Umtiti është një objektiv dhe klubi mund të ofrojë atë që do Barcelona, diku rreth 17 milionë euro.
Aaron Ramsey
Magpies thuhet se i kanë bërë një ofertë me kontratë trevjeçare mesfushorit të Juventusit, Ramsey.
Madje edhe paga është e kënaqshme, pasi flitet për 200 mijë euro dhe bonuse.
Ish-ylli i Arsenalit ka pasur probleme fizike dhe lëndimeve te Juventusi të cilët janë të gatshëm ta largojnë falas.
Si mund të duket formacioni i Newcastle në janar…
/Telegrafi/