Muzikanti britanik, Ed Sheeran, performoi së fundmi në Hipodromin e Zagrebit në kuadër të turneut "+ - = ÷ x".

Të pranishmit filluan të mblidhen rreth orës 16:00. Ata fillimisht u argëtuan nga DJ Calum Scott dhe Dino Jelusic.


Më pas Ed doli në skenë me një bluzë ku shkruhej "Zagreb" dhe thoshte: "Kjo është hera ime e parë në Kroaci. Mirëmbrëma, është e shtunë, është verë, dua që të hënën të shkoni në punë pa zë, kështu që do të këndojmë derisa të jeni pa zë", tha ai, pasuar nga një spektakël gjigant.

Screenshot 3 18 Ed Sheeran

Ai performoi hite të shumta, duke përfshirë: "Eyes Closed", "You Are The Reason", "Thinking Out Loud", "Love Yourself" dhe shumë të tjera.

Jelusic shprehet i kënaqur që pati mundësinë të performojë para Edit dhe u deklarua në rrjetet sociale.

Screenshot 4 17 Ed Sheeran

"Faleminderit që 'ndave' publikun tuaj me mua për 30 minuta. Ekip i mrekullueshëm në skenë, staf i madh, energji e madhe. Hipodromi ishte vërtet një mrekulli", shkroi ai në Instagram.

Ed vazhdon me turneun e tij evropian, më 17 gusht do të performojë në Usce të Beogradit dhe pritet një pjesëmarrje e madhe.

Screenshot 5 19 Ed Sheeran

Këto janë koncertet e tij të para në Kroaci dhe Serbi. /Telegrafi/