LAJMI I FUNDIT:

Eco Guerilla: Vandalizëm nga Komuna e Tetovës

Eco Guerilla: Vandalizëm nga Komuna e Tetovës

Lëvizja për ambient të pastër “Eco Guerilla” sot në bashkëpunim me Qendrën “Loja” dhe “Transformatorët rajonalë”, në qendër të Tetovës kanë vendosur disa fotografi me siç thonë ata, premtimet e parealizuara parazgjedhore nga kryetarja aktuale Tetuta Arifi.

Nga “Eco Guerilla” thonë se gjysmë ore pasi janë vendosur fotografitë, persona zyrtar nga Komuna e Tetovës i kanë larguar dhe shkatërruar ekspozitat. Sipas tyre, ky është skandaloz dhe kërkojnë nga Komuna e Tetovës që të respektojë të drejtat dhe liritë e qytetarëve.

“Ky akt skandaloz nga bandat e kryetarit të bashkisë është një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut dhe lirisë së shprehjes, e cila nuk ndodhi tek ne as nën regjimin e mëparshëm. Për sa kohë që shteti ynë synon anëtarësimin në NATO dhe BE, funksionimi i shtetit të së drejtës në Tetovë nuk po dëshmon të njëjtën gjë. Ne i bëjmë thirrje Kryeministrit, mediave dhe trupit diplomatik që të bëjnë presion në Komunën e Tetovës që të respektojë kushtetutën dhe të drejtat e qytetarëve për lirinë e shprehjes”.


“Shpresojmë gjithashtu që mbetjet e ekspozitës (në bagazhin e automjetetit të kryetarre së komunanës) do të shërbejnë për të kujtuar autoritetet komunale për premtimet e pa-realizuara. Vandalizmi nuk mund t’i rezistojë të vërtetës. Shtypja nuk mund t’i rezistojë lirisë”, thonë nga “Eco Guerilla”./Telegrafi/