LAJMI I FUNDIT:

Eco Guerilla kërkon nga Zaevi t’ja marrë ingerencat Teuta Arifit

Eco Guerilla kërkon nga Zaevi t’ja marrë ingerencat Teuta Arifit

Organizata ekologjike, Eco Guerilla kërkon nga kryeministri i Maqedonisë që t’ja marrë ingerencat kryetares së Tetovës, Teuta Arifi, me arsyetimin “Qyteti i Tetovës është shndërruar në një katrahurë urbane ku mbizotëron kaosi në trafik, mungesa e pastërtisë publike, grumbuj mbeturinash në shumë pjesë të qytetit, mungesa e ujit të pijshëm për shumë lagje, mungesa e transportit publik, mungesa e vendparkimeve ose garazheve në kate” njofton Telegrafi Maqedoni.

“Qyteti i Tetovës aktualisht ndihet sikur shtëpi pa të zot sepse Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi edhe në mandatin e dytë të saj ka dështuar t’i përgjigjet nevojave, kërkesave dhe detyrimeve ligjore që ka për të patur një mjedis të pastër jetësor dhe një qytet funksional. Transparenca fiskale dhe llogaridhënia si detyrim ligjor ndaj qytetarëve nuk janë respektuar nga Komuna e Tetovës” thonë nga Eco Guerilla.

“Duke patur parasysh faktin që gjatë fushatës parazgjedhore në vitin 2017, Ju nga pozita e Kryeministrit i dhatë përkrahje të hapur dhe i kërkuat qytetarëve votën për Teuta Arifin, po kërkojmë nga JU që të të ndërmerrni të gjitha masat e duhura për t’i hequr Komunës së Tetovës ingerencat mbi aktivitetet ku e njëjta ka dështuar tërësisht të menaxhojë. Prokuroria publike duhet të hetojë të gjitha rastet për keqpërdorim të mundshëm të detyrës zyrtare” përfundojnë nga Eco Guerilla. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori