LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 2° cloudy

EC Ma Ndryshe shpalos historinë e arkitekturës moderniste në Prizren

EC Ma Ndryshe shpalos historinë e arkitekturës moderniste në Prizren
Ndërtesa e Gjykatës në Prizren

Organizata jo-qeveritare “EC Ma Ndryshe” ka publikuar raportin “Ecje në trashëgiminë moderne të Prizrenit”, në të cilin dokument shpaloset një përzgjedhje e objekteve moderniste të ndërtuara në këtë qytet gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX.

Në këtë dokument janë përfshirë objektet e ndërtuara në Prizren midis viteve 1945 dhe 1989, të cilat pasqyrojnë karakteristikat kryesore të arkitekturës moderniste të asaj kohe.

“Këto ndërtesa sipas hulumtimit përfaqësojnë një periudhë të rëndësishme të zhvillimit urban të Prizrenit dhe në atë kohë janë ndërtuar për qëllime të ndryshme, përfshirë administratën, arsimin, shëndetësinë dhe tregtinë”, thuhet në njoftim, raporton Telegrafi.


Aty gjithashtu theksohet se në raport janë paraqitur hollësitë për këto ndërtesa, duke theksuar vlerën e tyre arkitekturore dhe historike në kontekstin e qytetit. Gjithashtu është krijuar një hartë orientuese lidhur me lokacionet e këtyre strukturave.

“”Ecje në trashëgiminë moderne të Prizrenit” është një ftesë për ti njohur dhe kuptuar më mirë këto struktura, që dikur formësuan një pjesë të jetës së qytetit”, thuhet në njoftim.

Hulumtimi “Ecje në trashëgiminë moderne të Prizrenit” dhe harta përkatëse janë realizuar në kuadër të projektit “Promovimi i trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore për zhvillim të qëndrueshëm në Prizren”, që mbështetet nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Prizrenit. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Balenat 45 tonëshe “mbrojnë” zhytësin nga peshkaqeni, pamjet bëhen virale

Balenat 45 tonëshe “mbrojnë” zhytësin nga peshkaqeni, pamjet bëhen virale

Interesante
“Më arrestuan”, Anisa Veseli rrëfen detajet e përballjes me pronaren e klinikës që e mashtroi për të trajtuar sëmundjen e saj

“Më arrestuan”, Anisa Veseli rrëfen detajet e përballjes me pronaren e klinikës që e mashtroi për të trajtuar sëmundjen e saj

Magazina
Kërkesa e politikanit francez për kthimin e Statujës së Lirisë nervozon mbështetësit e Trumpit: Eja, merre

Kërkesa e politikanit francez për kthimin e Statujës së Lirisë nervozon mbështetësit e Trumpit: Eja, merre

Amerika
Si teknologjia e mbrojtjes e Ukrainës po formëson të ardhmen e luftës

Si teknologjia e mbrojtjes e Ukrainës po formëson të ardhmen e luftës

Botë
Haradinaj: Nuk është krim që LDK të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj: Nuk është krim që LDK të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen

Politikë
Menduan se ka vdekur ish-lojtari i tyre dhe mbajtën një minutë heshtje - klubi bullgar detyrohet të kërkojë falje pasi ai është gjallë

Menduan se ka vdekur ish-lojtari i tyre dhe mbajtën një minutë heshtje - klubi bullgar detyrohet të kërkojë falje pasi ai është gjallë

Ligat tjera
Kalo në kategori