LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 14° partlycloudy_night

EC Ma Ndryshe njofton nxënësit e disa shkollave të Prizrenit me vlerat e zejeve tradicionale

EC Ma Ndryshe njofton nxënësit e disa shkollave të Prizrenit me vlerat e zejeve tradicionale

Organizata joqeveritare “EC Ma Ndryshe” në kuadër të përpjekjeve për të ruajtur dhe promovuar zejet tradicionale të Prizrenit ka realizuar një seri diskutimesh në shkollat e Komunës së Prizrenit.

Sipas njoftimit, nxënësit e ShFMU “26 Marsi”, ShFMU “Fatmir Berisha”, ShFMU “Fadil Hisari” dhe ShMU “Gani Saramati”, kanë pasur rastin që të njihen me vlerat e zejeve që janë ende aktive në këtë komunë.

“Përmes dokumentarëve të shkurtër, nxënësit kanë dëgjuar rrëfimet autentike të zejtarëve prizrenas, të cilët kanë ndarë përvojat e tyre, pasionin për profesionet e trashëguara dhe sfidat me të cilat përballen sot. Këto tregime të sinqerta janë shoqëruar me diskutime të hapura, ku nxënësit kanë shprehur mendimet dhe idetë e tyre për temën, ndërkohë që është vlerësuar edhe rëndësia e këtyre zejeve për shoqërinë dhe trashëgiminë kulturore”, thuhet në njoftimin e “EC Ma Ndryshe”, raporton Telegrafi.


Aty theksohet se aktiviteti ka nxitur diskutime të gjalla mbi vlerën e ruajtjes së zejeve, sfidat e modernizimit dhe mundësitë për përshtatjen e tyre në tregun aktual, me ç’rast edhe nxënësit kanë shprehur interesim për të mësuar më shumë rreth këtyre profesioneve dhe mundësive që ato ofrojnë për të ardhmen.

“Ky aktivitet ka për qëllim që të informojë dhe të nxisë kureshtjen e nxënësve për zanatet e vjetra që dikur ishin shtylla kryesore e ekonomisë dhe kulturës së qytetit, dhe janë pjesë e pandashme e trashëgimisë dhe identitetit kulturor të Prizrenit”, thuhet në njoftim, raporton Telegrafi.

Aktiviteti në fjalë është realizuar në kuadër të projektit “Promovimi i trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore për zhvillim të qëndrueshëm në Prizren”, që mbështetet nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Prizrenit. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Pasi u shpall fitues i BBVA 4, Gjesti me një paraqitje tjetër televizive

Pasi u shpall fitues i BBVA 4, Gjesti me një paraqitje tjetër televizive

Magazina
Babai i Diamant Gashit: Nëse djali im është 1% i përfshirë në vrasjen e policit, nuk i siguroj as avokat

Babai i Diamant Gashit: Nëse djali im është 1% i përfshirë në vrasjen e policit, nuk i siguroj as avokat

Lajme
Rrëzohet vinçi te “Rruga A”, reagon Komuna e Prishtinës

Rrëzohet vinçi te “Rruga A”, reagon Komuna e Prishtinës

Lajme
Flick projekton transferimin e ish-lojtarit të Real Madridit te Barcelona

Flick projekton transferimin e ish-lojtarit të Real Madridit te Barcelona

La Liga
Vërejtje publike me shkrim dhe ulje të pagës 20% ndaj gjyqtarit që ndërpreu arrestin shtëpiak ndaj Enver Sekiraqës

Vërejtje publike me shkrim dhe ulje të pagës 20% ndaj gjyqtarit që ndërpreu arrestin shtëpiak ndaj Enver Sekiraqës

Drejtësi
Ushtria gjermane u afrohet firmave të mëdha për ndihmë logjistike të NATO-s

Ushtria gjermane u afrohet firmave të mëdha për ndihmë logjistike të NATO-s

Evropa
Kalo në kategori