E zuri mbyllja e kufijve në Shqipëri, infermierja që jeton në Itali i përvishet punës

Mes bluzave të bardha që shërbejnë çdo ditë në Qendrën Spitalore Universitare është edhe Valbona Krasniqi e cila banon në bari të Italisë ku punon prej vitesh si infemiere në një spital.
Në një video të publikuar nga kryeministri shqiptar Edi Rama ajo tregon se mbyllja e kufijve e zuri në Shqipëri dhe nuk mund të mos e vishte bluzën e bardhë për të shërbyer për pacientët në nevojë.
“Unë jam Valbona Krasniqi, banoj në Bari të Italisë. Këtu ndodhem se po ndjek një master profesional. Me mbylljen e kufijve mbeta këtu. Thashë ndihmën time përse mos ta jap këtu. Nuk e imagjinoja dot të ndihesha vetvetja me këtë staf të mrekullueshëm. Këta e bëjnë punën me dinjitet”, tregon Valbona.
Ai thotë se ka ardhur në Shqipëri që prej vitit 2001 dhe bashkë me bashkëshorten ka vendosur të japë kontributin e tij në mjekësinë shqiptare.
“Unë erdha në vitin 2001 me një kamp veror me studentët e mjekësisë. Takova disa mjekë, dhe unë dhe gruaja ime zgjodhëm të vinim këtu për të ndihmuar mjekët dhe infermierët që punonin këtu. Kemi filluar të bëjmë disa trajnime duke krijuar disa protokolle për trajtimin e urgjencave”, shprehet ai.
Krah videos kryeministri Edi Rama shkruan se vetëm në muajin e fundit këta mjekë kanë përballuar rreth 4000 vizita dhe 500 operacione.
“Bluzat e bardha të Spitalit Universitar të Traumës ku sot priten të gjitha urgjencat kirurgjikale, vijojnë të bëjnë një punë heroike, duke përballuar me sukses rreth 4000 vizita dhe 500 operacione vetëm në muajin e fundit
Heronjve të heshtur të urgjencës së këtij spitali i është bashkuar vullnetarisht edhe Valbona, infermiere në Bari të Italisë, të cilën mbyllja e kufijve e gjeti në Tiranë, por nuk nguroi të paraqitej për të dhënë kontributin e saj”, shkruan Rama./abcnews.al




















































