Një femër, identiteti i të cilës nuk është bërë i ditur, ka hyrë e zhveshur nëpër një aeroport në Atlanta të Shteteve të Bashkuara duke i lënë të befasuar të pranishmit e shumtë.
Derisa lëvizte ngadalë, bërtiste dhe përdorte fjalë të ndyta duke treguar se nuk brengosej aspak që është pa rroba.
“Ma shikoni trupin tim, ky është dhe nuk mund të ndryshohet”, ka thënë ajo para se të përkulej në formë provokuese.
Rasti i çuditshëm ka qarkulluar në rrjete sociale, ku është shprehur keqardhje për këtë grua që duket se ka pësuar ndonjë krizë mendore. /Telegrafi/