E zë dheu, vdes një person në Kopiliq të Skenderajt

Dy persona janë zënë nga shembja e dheut dje në Kopiliq të Epërm të Skenderajt. Njëri nga ta ka ndërruar jetë ndërsa tjetri është lënduar.
Sipas Policisë i ndjeri dhe i lënduari ishin duke punuar në një kompani private duke kryer një kanal të ujërave të zeza.
Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
11/06/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































