Një rezultat i pabesueshëm ka ndodhur ditën e djeshme në Superligën e Kosovës në futboll për femra.

KFF Feronikeli ka shënuar fitore të pabesueshme 40:0 ndaj rivali rajonal KFF Drenicës.


Fitorja e Niklit ka bërë bujë të madhe jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon, pasi është një rezultat i pabesueshëm.

E vërteta e kësaj ndeshje është se KFF Drenica ka luajtur me futbolliste nën moshën 16 vjeçare, pasi të gjitha vashat e ekipit të parë janë në bojkot.

44517042 713094405719223 4874126249837985792 n Florentina Haliti

Arsyeja që vashat e ekipit të parë kanë bojkotuar klubin është se nuk kanë marrë paga.

Këtë për Telegrafin e ka konfirmuar futbollistja e Drenicës, Florentina Haliti.

“E vërteta e kësaj ndeshje është se ne vashat e ekipit të parë nuk kemi luajtur ndaj Feronikelit dhe Drenica është paraqitur me futbolliste nën 16 vjeçe”, tha fillimisht Florentina për Telegrafin.

“Ekipi i parë jemi në bojkot që një javë, për arsyeje se nuk jemi paguar asnjëherë nga klubi, edhe pse kemi pasur gjithmonë premtime për tu paguar”.

Drenicaa e1569686651671 Skuadra e parë e KFF Drenicës

Haliti thotë se vashat e Drenicës nuk kanë marrë para nga klubi që tri vite dhe pritjes i ka ardhur fundi.

“Ka tri vite që nuk kemi marrë paga nga klubi, edhe pse premtimet nuk kanë munguar asnjëherë, por kanë qenë premtime boshe”, deklaroi Florentina.

Haliti ka thënë se në rast se nuk fillojnë të marrin paga nga klubi, atëherë bojkoti do të vazhdoj nga të gjitha futbollistet e ekipit të parë të KFF Drenicës. /Telegrafi/

KFFFF Vashat nën 16 vjeçare të Drenicës që luajtën përballë Feronikelit

telegrafi sport app