LAJMI I FUNDIT:

A ishte penallti prekja me dorë e Marc Cucurellas që nuk u akordua nga gjyqtari?

A ishte penallti prekja me dorë e Marc Cucurellas që nuk u akordua nga gjyqtari?

Spanja ka arritur të shënojë fitore ndaj Gjermanisë pas vazhdimeve, duke triumfuar me rezultat 2-1 për të kaluar në gjysmëfinale.

Dy kombëtaret dhuruan futboll të bukur në çerekfinalen e Euro 2024 ndërsa dhe pas rezultatit 1-1, ndeshja shkoi në vazhdime.

Në pjesën e dytë të vazhdimeve ishte momenti më kontrovers, kur topi goditi dorën e Marc Cucurella pas një gjuajtje nga Musiala brenda zonës .


Gjyqtari Antony Taylor nuk akordoi penallti, ndërsa as VAR-i nuk ndërhyri në këtë moment diskutabil.


Por pse prekja e topit me dorë nga Cucurella nuk u dha penallti ? Edhe pse topi goditi dorën e Cucurellas, e cila ishte larg trupit të tij, gjyqtari vendosi të mos jepte penallti sepse ishte një prekje e paqëllimshme e spanjollit dhe ai nuk po e shkonte me dorë drejt topit.

Duart e Cucurellas ishin poshtë dhe në një pozicion të natyrshëm pas shpinës dhe për këtë arsye gjyqtari vazhdoi lojën.

Për të hequr plotësisht ‘merakun’ e fansave gjerman, para prekjes me dorë kishte edhe një pozitë jashtë loje për Niclas Fullkrug.

Dramë në minutën e 120-të: Mikel Merino bëhet “hero” dhe çon Spanjën në gjysmëfinale
Lexo po ashtu Dramë në minutën e 120-të: Mikel Merino bëhet “hero” dhe çon Spanjën në gjysmëfinale

Spanja shkon në gjysmëfinale dhe pret fituesin e ndeshjes Francë – Portugali./Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Do të ishte historike për afatin kalimtar shkëmbimi që po synojnë Real Madridi dhe Manchester City

Do të ishte historike për afatin kalimtar shkëmbimi që po synojnë Real Madridi dhe Manchester City

Ndërkombëtare
Të gjithë e panë festën e egër të Rudigerit kundër Atletico Madridit, por a e patë çfarë bëri Valverde?

Të gjithë e panë festën e egër të Rudigerit kundër Atletico Madridit, por a e patë çfarë bëri Valverde?

Liga e Kampionëve
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshje e marsit - tri prurje të reja

Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshje e marsit - tri prurje të reja

Përfaqësuesja e Kosovës
Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

Premier League
Kalo në kategori