E thumbuan Dortmundin kur e transferuan Sanchon, klubi gjerman ia kthen Man Unitedit me të njëjtën kartë

Borussia Dortmund është tallur me Manchester Unitedin pas kompletimit të transferimit të Jadon Sanchos.
Dortmundi ka ri-nënshkruar me anglezin nga Djajtë e Kuq pasi ai u dëbua nga ekipi i parë pas mosmarrëveshjes së tij publike me Erik ten Hag.
23-vjeçari i është bashkuar skuadrës së Bundesligës në formë huazimi deri në fund të sezonit, pa asnjë mundësi blerjeje.
Manchester United ka marrë një tjetër goditje në mediat sociale pasi Dortmundit i kishte ndodhë e njëjta gjë në vitin 2021 nga klubi anglez.
Ata ngarkuan një foto të Sanchos në fanellën e Dortmundit të këtij sezoni, shoqëruar me mbishkrimin: "Të pëlqen ta shohësh".
Man United përdori të njëjtin përshkrim kur njoftoi nënshkrimin e Sanchos në verën e vitit 2021. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
11/01/2024
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































