Një vit pas vizitës së parë në Ukrainë, gazetarja euronews është kthyer në sheshin Maidan në zemër të Kievit, në të njëjtin vend ku kishte qëndruar në ditën e parë të pushtimit gjithëpërfshirës të vendit nga Rusia. Shumica e barrikadave janë zhdukur dhe nuk ka më post-blloke me thasë me rërë.

Ajo që nuk ka ndryshuar asgjë është qëndrueshmëria e jashtëzakonshme e ukrainasve, pavarësisht gjithçkaje.


Nga qytetet e shkatërruara shkaku i luftës, Valerie Gauriat ka sjell disa prej rrëfimeve personale të njerëzve që kanë humbur familjarët, por që refuzojnë të humbasin shpresën.

Shkolla Irpin: Strehimore për bomba dhe trajnime për armë

cmsv2 f17c08b1 1eaa 520a 9092 15ab0497a0a7 7390834

Irpin, porta për në kryeqytetin e Ukrainës, ishte një nga vendet më të goditura gjatë ofensivës ruse në rajonin e Kievit.

Një vit më vonë, banorët po përpiqen të kthejnë jetën e tyre në normalitet, transmeton Telegrafi.

Si çdo mëngjes, fëmijët nxitojnë të marrin mësim në shkollën "Myria Lyceum".

Në vjeshtën e vitit të kaluar institucioni arsimor rihapi dyert për fillimin e vitit shkollor.

Gjithçka është planifikuar në rast alarmi ajror apo të ndërprerjes së energjisë elektrike, të cilat janë ende të shpeshta.

"Të gjithë fëmijët janë të organizuar me mësuesit e tyre. Ata e dinë se ku të shkojnë, [dhe] në çfarë strehimore", shpjegoi drejtori i shkollës, Ivan Myronovych Ptashnyk.

cmsv2 12175d9f 2e14 55aa a7e2 011893776a24 7390834

Për të mos mbipopulluar strehimoret gjatë alarmeve, fëmijët mund të mësojnë edhe në distancë.

Shumica e këtyre nxënësve ishin zhvendosur jashtë vendit ose në të gjithë vendin para se të ktheheshin në bankat shkollore.

Adoleshentëve u kërkohet të mësojnë se si të përdorin armët.

Një trashëgimi nga epoka sovjetike që i bëri ata të buzëqeshnin para luftës. Jo më.

“Fatkeqësisht, ne duhet ta mësojmë këtë, për të mbrojtur Ukrainën tonë, shtëpitë dhe familjet tona”, thotë Anastasia 16-vjeçare.

Gorenka, fshati ku njerëzit dhe bizneset po vazhdojnë të 'lulëzojnë'

cmsv2 80ae0f16 4bcd 5a38 9413 55bdee6e3ca9 7390834

Fshati Gorenka, në rrethin e Buchas, u shkatërrua gjatë pushtimit rus.

Këtu, vullnetarë të rinj nga OJQ-ja, “Brave to Rebuild”, kanë ardhur për të pastruar rrënojat.

Kjo rritje e solidaritetit i ka dhënë shpresë Tetianas, banore vendase, shtëpia e së cilës është shkatërruar.

“Më kthyen nga një botë tjetër”, tha ajo për euronews duke shtuar se "tani jemi duke pastruar në mënyrë që më pas të mund të rindërtojmë".

Para luftës, Gorenka ishte shtëpia e shumë kompanive që punësonin mijëra njerëz.

Shumica e tyre u shkatërruan, por jo të gjitha.

cmsv2 de036ea5 0132 5d5f 9490 0550a568d8d4 7390834

Rifillimi i punës ishte thelbësor për prodhuesin e celularëve, Ugears, i cili ka më shumë se 200 punonjës, edhe në kohë lufte.

"Unë mendoj se është e rëndësishme për Ukrainën, sepse ajo të jep krenari dhe e bën të qartë se ne jemi të pathyeshëm dhe se mund të ngrihemi përsëri, pavarësisht nga të gjitha shkatërrimet", thotë Robert Milaiev, Shefi i Inxhinierisë.

Një ditëlindje në një strehë në Borodyanka

Borodyanka është rreth pesëdhjetë kilometra larg Kievit, një ndër qytetet më të bombarduara në rajon.

Banorëve të një prej lagjeve më të shkatërruara të këtij qyteti nuk u ka mbetur asgjë. Mijëra njerëz janë zhvendosur.

Disa kanë gjetur strehim në qendrat e përkohshme të strehimit, të financuara nga Polonia.

cmsv2 255e7af8 700a 581c a7b5 077f57fa650f 7390834 1

Ndërsa vizitojmë njërën prej tyre, thotë gazetarja, vullnetarë nga Fondacioni i Ushqimit po dërgojnë atje mallra për komunitetin.

Ata e befasojnë Tamaran, një prej banorëve, me një buqetë lulesh me trëndafila të kuq.

"Sot është ditëlindja ime", thotë Tamara.

"Një vit më parë ishim ulur rreth një tavoline, kishte muzikë. Kemi ndarë kujtime të këndshme. Dhe tani nuk di çfarë të kujtojë. Nuk ka asgjë për të kujtuar. Ne presim vetëm fitoren. Shpresojmë që të vijë shpejtë sepse më nuk durojmë dot”, përfundon ajo me zë të thyer.

Kharkiv, qyteti i pajisjeve për ushtrinë

Kharkiv, në verilindje të Ukrainës, për muaj të tërë ishte dëshmitar i luftërave intensive para se ushtria ukrainase të detyronte trupat ruse të tërhiqeshin plotësisht nga rajoni në muajin shtator të vitit të kaluar.

Por është një rezistencë për të cilën qyteti i dytë i Ukrainës ka paguar një çmim të rëndë.

Disa muaj më vonë, tensioni është ende i lartë në Kharkiv. Rreth tridhjetë kilometra larg kufirit rus, vazhdon të jetë nën zjarr nga raketat e Rusisë.

cmsv2 f38b8742 99ec 578c 9b45 2361457102d6 7390834

Natalya Poniatovska është menaxhere e një punëtorie që është përshtatur me luftën. Ajo qepte rroba për gra para pushtimit rus.

Tani, ajo dhe ekipi i saj po i vënë aftësitë e tyre në shërbim të ushtrisë ukrainase.

"Kush do ta kishte menduar se ne do të qepnim veshje për ushtrinë", deklaroi ajo.

Çanta shpine, jelek anti-plumb, barela, veshje termike, janë vetëm disa nga artikujt që bëhen këtu dhe dërgohen në vijën e parë të frontit të luftës.

"Ne bëjmë gjithçka që i shërben luftës, si këto çanta shpine për Forcat e Armatosura", shpjegoi Natalya.

"Ushtria na njoftoi se njëzet e nëntë burra që ishin rrethuar, arritën të shpëtonin sepse kishin të veshur pajisjet që i lejonte ata të mos dalloheshin", shtoi ajo.

"Falë kësaj, ata janë të gjithë të gjallë dhe të shëndetshëm. Kjo është arsyeja pse ne jemi krenarë për atë që bëjmë! Ajo që e motivon ekipin është fitorja. Ne këtu nuk jemi duke e pritur vetëm fitoren, ne po punojmë për ta arritur atë të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur. Kam një nip trevjeçar. Dua që ai të rritet në një Ukrainë të lirë. Kjo është gjëja e parë që më vjen në mendje kur zgjohem në mëngjes", rrëfen ajo.

'Pikat e pathyeshme' të Saltivkas

ukraine kharkhiv oleksandr magula DSC 1225 0

Saltivka është vetëm njëzet kilometra larg kufirit rus dhe është pika hyrëse në qytetin e Kharkiv-it.

Shkalla e shkatërrimit është e madhe. Para luftës, zona kishte rreth 40 mijë banorë. Tani kanë mbetur vetëm dy deri në tre mijë njerëz.

Olga nuk i mban dot lotët teksa shikon rrënojat e një prej ndërtesave të shkatërruara. Burri i saj u vra në Saltivka teksa po shkonte në karburant.

“Ata shkatërruan gjithçka”, bërtet ajo duke shtuar se "na lanë pa të dashurit tanë, pa prindër, pa burra, pa djem. Pa jetën tonë të mëparshme. Pa punë ... pa asgjë".

Rindërtimi është duke u zhvilluar, por detyra është e madhe dhe e ardhmja është e pasigurt. Jeta e përditshme është një sfidë për ata që qëndruan në vend.

Shpërndarja e ndihmave humanitare për shumë është mënyra e vetme për të mbijetuar.

cmsv2 4af4d9b8 28a6 5ac8 ac1d ab5f4c605938 7390834

Të ashtuquajturat 'pika të pathyeshme' janë ngritur gjithashtu këtu në tenda ose strehimore, si në të gjitha pjesët e Ukrainës. Atje, njerëzit mund të gjejnë pak ngrohtësi dhe të rimbushin bateritë e tyre, në çdo kuptim të fjalës.

Oleksyn 21 vjeçar është një prej shumë ukrainasve që shkon rregullisht atje, ku karrikon telefonin, pinë një pije të ngrohtë ose thjesht shikon televizor.

"Është e pamundur të rivendoset rrjeti i furnizimit me ujë dhe gaz, as ndonjë shërbim. Nuk do të përmirësohet për sa kohë të ketë luftë", thotë ai.

"Nëse komuniteti evropian dhe bota më dëgjojnë, unë do të doja t'i bëja thirrje që të ndërmarrin veprime më vendimtare, pikërisht tani, përpara se rusët të mobilizojnë masivisht trupa të reja në territorin tonë", u lut 21-vjeçari.

"Jemi në një moment kur mund ta ndalim këtë luftë tani, me masa të forta. Por ne kemi nevojë për ndihmën tuaj dhe veprime vendimtare nga ana juaj", përfundon Oleksy.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme materiale. /Telegrafi/