Klementin Mile
Ndërsa vëren zhurmën mediatike për kalimin e përfolur të gazetarit Blendi Fevziu nga TV Klan te Top Channel, shumëkujt mund t’i kujtohet ajo loja e fëmijërisë kur merr një lule dhe, ndërsa ia heq petalet një nga një, thua me vete “më do, s’më do, më do, s’më do…”. Klani apo Topi? Topi apo Klani? Kjo paskësh qenë dilema e madhe e Fevziut, po t’i besojmë intervistës së tij për Panorama Plus. Kjo dilemë e Fevziut, me sa duket, paska provokuar ndjeshmëri të pazakonta në publik. Aq sa gazetari i famshëm e konsideroi të udhës të shprehej për to edhe në emisionin “Provokacija” të Muç Nanos.
Fevziu tha: “Ne po krijojmë një raport midis vlerave dhe antivlerave, zakonisht po dominohemi nga antivlerat. Ajo që po të them është që sot ne vijmë në një moment që shikon njerëz pa kulturë, injorantë, që nuk i meritojnë 45 minuta në televizion. Ndërsa shikon intelektualë, rektorë, që dalin një herë në vit”.
Ka të drejtë Fevziu, kjo është gjendja aktuale e ekraneve televizive shqiptare. Por, a nuk është dhe ai vetë përgjegjës për këtë gjendje? A nuk iu ka dhënë kohë televizive dhe vlerë injorantëve tek emisioni “Opinion”? A nuk ka ndodhur kjo gjë për vite me radhë, qëkurse emisioni i tij nisi të transmetohet katër herë në javë?
Reflektimi i Fevziut, në qoftë i sinqertë, është tepër i vonuar. Për thuajse dy dekada ai nuk ka dhënë shenja se e shqetësonte ndopak zhurma që mbyste komunikimin në emisionin e tij; as nuk është dukur ta shqetësonin hiret e zhveshura të injoranteve pa kulturë, që u zinin vendin dhe kohën grave e burrave të lexuar, intelektualëve dhe ekspertëve; as nuk dukej t’i ketë bërë përshtypje që sidomos te emisioni i tij u fabrikuan për vite me radhë gjithologët, të njëjtët fytyra që flasin me kompetencë për gjithçka të kësaj bote.
Prandaj, është e vështirë të besohet se Fevziu paska patur ndërmend të largohet nga Klani për arsye të lidhura me cilësinë. Po t’i referohemi kategorive të Kantit, alternativa shpjeguese për lëvizjen e përfolur të Fevziut mbetet të jetë në kategorinë e sasisë. Edhe kjo gjë, natyrisht, është përfolur. Thuhet se Topi do t’i afrojë më tepër para Fevziut, edhe pse sipas tij oferta financiare nuk ka asnjë ndikim në vendimmarrje. Fevziu, për të cilin cilësia nuk duket të ketë qenë ndonjëherë synim, pretendon se nuk joshet nga sasia.
Megjithatë zërat e fundit nga bota e medias thonë se Fevziu nuk do të ikë, por do të rrijë te Klani me një rrogë më shumë se të dyfishuar. Në këtë kontekst, morali mediatik nuk përfiton asgjë nga komente dhe deklarime si ato të Fevziut në intervistën e tij. Motoja “bëj si them unë, por mos bëj si bëj unë” është tipikisht hipokrite dhe shërben vetëm për ta ndotur më tej ambientin mediatik. T’u flasësh gazetarëve të rinj për gazetari, kur vetë u ke bërë gjithë kohës PR-in të pushtetshmëve, është hipokrizi. Të flasësh se udhëhiqesh në vendimmarrje nga parime si cilësia dhe miqësia, kur ndoshta je gazetari më i paguar në vend, ky është humor i zi.
Lëvizje si kjo që u përfol se do të bënte Fevziu nuk ka nevojë të justifikohen moralisht. Ato janë lëvizje në tregun e medias, i cili ka logjikën, rregullat dhe konkurrencën e vet. Nëse ky treg e paguan Fevziun shumë sot te Klani dhe nesër mbase do e paguajë edhe më shumë te Topi, ose 2.5 herë më shumë te Klani, kjo dëshmon specifikat e tregut mediatik dhe interesat e organizatave të mëdha mediatike si televizionet e lartpërmendura, të lidhura me fije të dukshme dhe të padukshme në një rrjet me organizata të tjera si partitë politike dhe bizneset. Arsyet e lëvizjes së përfolur, edhe pse eventualisht të pandodhur, të Fevziut duhen kërkuar në këtë treg dhe brenda kësaj logjike rrjetesh të ndërlidhura, jo në kritere idealiste dhe emocionale të individit gazetar.
(Autori është pedagog në UET. Shkrimi është botuar në rubrikën “Peripatos” në MAPO)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Nuk e harron akoma - Gjesti përlotet derisa i shkruan letër Diellzës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-12-780x439.jpg)
Nuk e harron akoma - Gjesti përlotet derisa i shkruan letër Diellzës
![Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T181326.250-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
![Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-8-780x439.jpg)
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë
![Ish-shoku me akuza të rënda për Gjestin: Pa karakter, është sadist dhe akoma në lidhje me Diellzën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_14-18-780x439.png)
Ish-shoku me akuza të rënda për Gjestin: Pa karakter, është sadist dhe akoma në lidhje me Diellzën
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon atë që Arne Slot i tha në të vërtetë Michael Oliverit para kartonit të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/slot-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon atë që Arne Slot i tha në të vërtetë Michael Oliverit para kartonit të kuq
![Nëna e Besim Krrabajt: Polici që ma vrau djalin më tha, mirë ia kena bo](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T203256.532-780x439.jpg)
Nëna e Besim Krrabajt: Polici që ma vrau djalin më tha, mirë ia kena bo
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/FOTO-Ilustruse-780x439.jpg)
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
![Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hyjukl-780x439.jpg)
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi