Diego Costa u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen derbi mes Barcelonës dhe Atletico Madridit.

Sulmuesi spanjoll u largua nga loja në minutën e 28-të dhe duke u larguar e shau gjyqtarin kryesor të ndeshjes Manzano.


Ka qenë vetë gjyqtari Manzano që në raportin e tij pas ndeshjes ka treguar se është fyer nga Costa.

Tani Federata Spanjolle e futbollit ka konstatuar nëpërmjet xhirimeve se Costa e ka sharë me nënë gjyqtarin Manzano.

GettyImages 1140842232 Diego Costa duke u larguar nga ndeshja me Barcelonën. (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Kësisoj sulmuesi spanjoll është dënuar me tetë ndeshje mos lojë në të gjitha garat që organizon FFS.

Pas këtij dënimi, Costa ka humbur pjesën e mbetur të sezonit pasi deri në përfundim të këtij edicioni në La Liga kanë mbetur edhe shtatë takime.

Atletico Madrid aktualisht ndodhet në pozitën e dytë në La Liga me 11 pikë më pak se lideri Barcelona. /Telegrafi/

telegrafi sport app