LAJMI I FUNDIT:

E rrallë: 80-vjeçari i krishterë që u mëson fëmijëve leximin e Kuranit (Video)

E rrallë: 80-vjeçari i krishterë që u mëson fëmijëve leximin e Kuranit (Video)

Një egjiptian i krishterë i cili iu mëson fëmijëve myslimanë leximin e Kur’anit, ka fituar dashurinë e njerëzve në të gjithë botën arabe dhe më gjerë, pasi historia e tij u shpërnda nga një numër mediash dhe rrjete sociale.

Ayad Shaker Hanna, i ka ndihmuar fëmijët myslimanë në fshatin e tij Akoris për të mësuar Kur’anin përmendësh për dekada të tëra, njofton Al Jazeera.

80- vjeçari ka një klasë të vogël në shtëpinë e tij për mësimin e aftësive shumëllojshme, duke përfshirë këtu edhe leximin dhe shkrimin. Ai thuhet se është personi i parë që ka mësuar të lexojë në Akoris, pjesë kjo e provincës Minya të Egjiptit të Epërm.


“Ne nuk bëjmë dallim në mes myslimanëve dhe krishterëve. Të krishterët pasojnë Krishtin dhe myslimanët pasojnë profetin Muhamed”, thotë ai, përcjell tesheshi.com.

“Por, kur vjen puna te dhënia e marrja dhe nevojat … është dashuria ajo që ne kemi ndarë në këtë fshat për një kohë të gjatë.”

Imami lokal mysliman, thotë se: “Për një kohë të gjatë ju kemi thënë fëmijëve tanë që të shkojnë te mësues Ayedi, pasi është provuar se si njeri kultivon parimet dhe i edukon drejt fëmijët”.

Ayad e pranon se ai ndihet i afërt me Zotin kur lexon Kur’anin, të cilin ai e ka mësuar në shkollë, sepse siç thotë përmban mesazhe dashurie dhe mëshire.

Në trend Fun

Më shumë
Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Fun
Politikani zviceran bleu një pistoletë uji rozë në internet, dënohet me 6,500 franga

Politikani zviceran bleu një pistoletë uji rozë në internet, dënohet me 6,500 franga

Interesante
“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

Interesante
Trudeau largohet nga Parlamenti

Trudeau largohet nga Parlamenti "me gjuhën jashtë dhe një karrige në dorë" – bien në sy komentet në mediat sociale

Interesante
Disa kuriozitete mbi numrin ‘Pi’

Disa kuriozitete mbi numrin ‘Pi’

Interesante
Pretendon të ketë udhëtuar në kohë - parashikimet e tij për 2025 po tërheqin vëmendje të madhe

Pretendon të ketë udhëtuar në kohë - parashikimet e tij për 2025 po tërheqin vëmendje të madhe

Virale
Kalo në kategori