LAJMI I FUNDIT:

“E rrahur nga uraganet dhe gërryer nga erozioni”, pamje që tregojnë se si dikur shtëpia e bosit të naftës “u gllabërua nga nëna natyrë”

“E rrahur nga uraganet dhe gërryer nga erozioni”, pamje që tregojnë se si dikur shtëpia e bosit të naftës “u gllabërua nga nëna natyrë”

Për dekada të tëra, struktura në majë të një ishulli të largët në Florida ishte një pikë referimi për shumë njerëz.

Por “e rrahur” nga uraganet si Andrew dhe Irma dhe pas viteve të erozionit të plazhit dhe detit, dy nga gjashtë kupolat janë “gllabëruar nga nëna natyrë”, përcjell Telegrafi.


Tani e braktisur, pjesët e saj mbi ujë kanë mbetur të zbrazëta dhe me mbishkrime, si dhe një vend zbarkimi për zogjtë.

“Kur (pronari) së pari ndërtoi pronën, ishte rreth një çerek milje në tokë, dhe gjatë 30 viteve të fundit, plazhi sapo ishte gërryer me një ritëm të lartë. Dhjetë vjet më parë, në vitin 2010, ishte hera e fundit kur ishte në tokë”, ka thënë Christopher Reilly, një historian vendas dhe kapiten varkash në Florida.

Siç ka thënë më tej ai, dhjetëra mijëra njerëz e kanë vizituar atë që njihet si shtëpia kupolë Cape Romano.

Dhe ndërtuesi i saj thuhet të jetë Bob Lee, një prodhues dhe inxhinier i pavarur i naftës që pushoi në ishullin Marco me gruan e tij, Margaret, gjatë viteve 1970.

Ai bleu shtatë hektarë në Cape Romano dhe vendosi të ndërtojë një shtëpi që ishte plotësisht e mjaftueshme.

Lee përdori rërën e ishullit për betonin e shtëpisë dhe e ndërtoi vetë me ndihmën e disa burrave që ai punësoi, tha Janet Maples, vajza e Lee.

Ai filloi ndërtimin në 1979 dhe shtëpia u përfundua në 1981, sipas Reilly.

Rezultati ishte një shtëpi me katër dhoma gjumi, katër banjo të pajisura me panele diellore.

Lee, i cili ndërroi jetë në fillim të viteve 2000. Ndërsa familja jetonte në Luiziana dhe Mississippi për shkak të punës së naftës të Lee, kjo ishte shtëpia e tij e pushimeve. /Telegrafi/