Sistemi kadastral vazhdon të jetë një temë shumë e përfolur dhe aktuale në vend.
Mbështetja e Qeverisë dhe përcjellja e trendeve globale janë njashtu një pikë kyçe në zhvillimin e mëtutjeshëm të kësaj teme.
Profesori i UBT-së, Edon Maliqi, i cili është pjesë e Shoqatës së Gjeodetëve të Kosovës, ka dhënë një mendim lidhur rreth kësaj situate, të cilin ka a shprehur në rrjetin social Facebook.
Ky është postimi i tij i plotë:
“e-Qeveria dhe e-Kadastri
Tradicionalisht, sistemet e informacionit kadastral kanë qenë të bazuara në letër (Eng: paper-based), që nënkupton se këto regjistrime përfshijnë dy pjesë: përshkrimin legal (title/deed) dhe përshkrimin numerik/grafik.
Sistemi kadastral elektronik i njohur në terminologjinë botërore si “e-Cadastre”, definohet si sistem elektronik apo sistem i informacionit mbi parcelat tokësore, i cili ngërthen në vete rolin e palëve të interesit në kontrollimin e matjeve, hartografimit, regjistrimit të tokave, e vlerësimit të pronave, në mënyrë që të kënaq e-Qeverisjen në zhvillimin e sistemeve kadastrale.
Trendi global në dy dekadat e fundit, është që, të kalohet nga kadastri i bazuar në letër, në kadastrin digjital, në mënyrë që të përmirësohet edhe me tej qasja dhe efiçienca në informacion. Kjo është realizuar, duke modernizuar kadastrin e tokave dhe administrimin e tyre, duke dizajnuar dhe implementuar kadastrin elektronik, i njohur si “e-Kadastri”. Është shpresuar që zhvillimi i “e-Kadastrit” ka për qëllim:
-të përfshij administrimin e tokës;
dhe
të zhvillojë kadastrin për të promovuar qeverisjen e mirë.
Autorë të ndryshëm sqarojnë se një element bazik që definon konceptet e kadastrit është se sa mund të aplikohet një sistem kadastral në mbarë botën (Worldwide application).
Prandaj “e-Kadastri” është një sistem elektronik që ofrohet nga zyrat kadastrale për të siguruar shërbimet e qeverisë tek qytetarët, bizneset dhe sektori tjetër publik brenda kornizës së “e-Qeverisjes”. Prandaj një qeveri efikase në Kosovë, do të duhej të merrej me trajtimin e nocionit “e-Kadastri”.
Sipas një definicioni, qeverisja është mënyra se si pushteti menaxhon dhe organizon burimet njerëzore dhe natyrore, e të cilat i referohen një hapësire të caktuar në glob. Qeverisja është “e mirë” kur i përmbahet parimeve të caktuara e të ndërvarura. Një shprehje në gjuhën angleze përshkruan “qeverinë e mirë” si “an ideal which may be difficult to achieve.”
“e-Qeveria” është aplikimi i teknologjisë së informacionit nga institucionet dhe agjencitë publike për të transformuar marrëdhëniet me qytetarët, bizneset dhe pjesët tjera të qeverisë. Edhe “e-Kadastri” bie nën ombrellën e qeverisjes elektronike, e që përfitimet dhe sfidat po ashtu e “e Qeverisë” janë shumë të rendësishme për “e-Kadastrin”. Prej sfidave më të mëdha janë:
Çështjet e privatësisë;
dhe
Çështja e sigurisë së të dhënave.
Prandaj, Republika e Kosovës për modernizimin e kadastrit, duhet të marrë masat e nevojshme, si në vijim:
1. Hapi i parë është shpërndarja e të dhënave dhe e informacioneve digjitale ndërmjet institucioneve qeveritare. Integrimi vertikal ndodhë kur nivele të ndryshme të qeverisë lidhen në mënyrë elektronike, derisa integrimi horizontal bëhet si integrim në shërbime dhe funksione të ndryshme brenda të njejtit nivel qeveritar.
2. Hapi i dytë parasheh përfshirjen e “e-Komunikimit” me qytetarët në sigurimin e informacionit në internet, paralelisht me qendrat e ofrimit të shërbimeve. Fokus fillestar i qeverisë duhet të jetë krijimi i një prezence në internet nga qytetarët, të cilët duhet të jenë të aftë të shkarkojnë formularë të ndryshëm nëpërmjet internetit. Në këtë fazë duhet të komunikohet në një drejtim: nga qeveria te qytetarët.
3. Hapi i tretë duhet të ketë më shumë dinamizëm dhe interaktivitet. Kjo nënkupton që shërbimet telefonike apo interneti mundësojnë që qytetarët të marrin informacione për çështjet pronësore ose të porosisin një shërbim të caktuar. Aplikimet e thjeshta që do të bëheshin duke pritur në sportel sipas orareve të caktuara, do të ishin të mundshme 24 orë në ditë. Dhe, këtu ky kominikim duhet të jetë i ndërsjelltë, ndërmjet qeversisë dhe qytetarëve apo bizneseve.
4. Hapi i katërt është faza në të cilën transaksionet elektronike bëhen të mundshme. Fletëpagesat duhet mundësuar të merren në mënyrë elektronike dhe nënshkrimet digjitale bëhen të domosdoshme për të mundësuar transaksione të ligjshme.
5. Faza e fundit përfshin fazën e transformimit. Këtu mendohet që rezultatet e “e-Qeverisë” të jenë rezultate si rrjedhojë e shërbimeve dhe transaksioneve elektronike. Dhe, objektivat e “e-Qeverisë” arrihen përfundimisht kur i tërë procesi është transformuar. Dhe ky transformim përfshin transformimin shoqëror si dhe transformimin e qeverisë duke krijuar përshtypjen te qytetarët, se shërbimet elektronike janë plotësisht funksionale”./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-termal-780x439.jpg)
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjermnai-780x439.jpg)
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën
![Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-06-191656-1-600x360-1-780x439.png)
Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë
![Cilat janë simptomat e depresionit, çfarë thotë psikologia Qenaj?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Antigona-Qenaj-Sejdiu-interviste-Podcast-foto-Ridvan-Slivova-9-780x439.jpg)
Cilat janë simptomat e depresionit, çfarë thotë psikologia Qenaj?
![Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/viber_image_2025-02-06_10-52-23-540-640x480-1-780x439.jpg)
Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-3-780x439.jpg)
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
![“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nico-paz-780x439.png)
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
![Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/flick-slot-780x439.png)
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/scholz-merz-780x439.jpg)
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Shtëpia e Bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-netanyahu-press-conference-e1738879536399-780x439.jpg)
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër