LAJMI I FUNDIT:

E plagos rastësisht me armë në këmbë, ngritet aktakuzë

E plagos rastësisht me armë në këmbë, ngritet aktakuzë

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Gjilan, ndaj të pandehurve E.M. dhe Ç.S.

Sipas aktakuzës, i pandehuri E.M., më 21 janar 2019, në komunën e Kamenicës, derisa ka qenë në veturën e tij ‘’Golf II’’, nga pakujdesia duke manipuluar me armë zjarri, e ka plagosur në anën e majtë të këmbës së djathtë, të pandehurin tjetër Ç.S., i cili kishte qenë si pasagjer në ulësen e parë të automjetit, me ç’rast  i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore, për të cilat është dërguar për ndihmë, në Spitalin Regjional në Gjilan.

I pandehuri Ç.S., që nga muaji nëntor 2018, pa leje ka mbajtur në pronësi armën e llojit ‘’Ekol Special’’, të cilën në fillim të muajit janar ia kishte shitur të pandehurit E.M., në shumë prej 130 euro, me ç’rast akuzohet për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materialeve plasëse”.


Gjithashtu, edhe i pandehuri E.M., akuzohet për të njëjtat vepra penale, pasi që e ka blerë armën e zjarrit nga i pandehuri Ç.S., të cilën e ka poseduar pa leje.

Prokuroria, i ka propozuar gjykatës që pas shqyrtimit të provave, të pandehurit t’i shpallë fajtorë dhe t’iu shqiptojë sanksion penal, me të cilin do të arrihej qëllimi i dënimit.

Në trend Lajme

Më shumë
Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Lajme
Çka ndodhi me arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së Emin Bajrami nga autoritetet maqedonase?

Çka ndodhi me arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së Emin Bajrami nga autoritetet maqedonase?

Lajme
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

Lajme
Kalo në kategori