Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke folur për situatën në Kosovë, pas zhvillimeve të fundit në veri, ka thënë se misioni i KFOR-it në Kosovë po monitoron nga afër situatën dhe është i gatshëm të ndërhyjë nëse kërcënohet stabiliteti.
Stoltenber, në një intervistë për gazetën malazeze “Vijesti” ka thënë se pak ditë më parë ka zhvilluar biseda me udhëheqësit në në Prishtinë dhe Beograd lidhur me tensionet në veri të Kosovës.
“Të gjitha palët duhet të qëndrojnë të qetë, të shmangin veprimet e njëanshme dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian”, ka thënë Stoltenberg, transmeton Telegrafi.
“Në përputhje me mandatin e tij të OKB-së, misioni i KFOR-it po monitoron nga afër situatën dhe është i gatshëm të ndërhyjë nëse kërcënohet stabiliteti. Misioni ynë është i përkushtuar për të siguruar një mjedis të sigurt dhe dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë”, tha ai.
“NATO vazhdon të mbështesë plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE dhe ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të vazhdojnë negociatat. Kjo është thelbësore për paqen dhe sigurinë rajonale”, tha Stoltenberg.
Ndryshe, pas zhvillimeve në veri të Kosovës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, më 03 gusht ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Përmes një postimi në Tëitter Stoltenberg ka thënë se me Vuçiqin kanë folur për tensionet e krijuara së fundmi në veri të Kosovës.
“NATO është e gatshme të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti, bazuar në mandatin që ia ka dhënë Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB)”, ka shkruar Stoltenberg.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, të njëjtën ditë (03 gusht) ka biseduar edhe me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.
Stoltenberg pas telefonatës me Kurtin ka thënë se të gjitha palët duhet ta ruajnë qetësinë dhe të shmangin veprimet e njëanshme.
Më 31 korrik, serbët lokalë vendosën barrikada në veri të Kosovës për të kundërshtuar dy vendimet e Qeverisë së Kosovës lidhur me targat dhe dokumentet serbe.
Barrikadat u hoqën më 1 gusht dhe Qeveria e Kosovës u zotua se do të shtyjë për një muaj zbatimin e vendimit për pajisjen e shtetasve të Serbisë me dokument për hyrje-dalje, me të hyrë në territorin e Kosovës.
Lëshimi i dokumenteve parashihet në Marrëveshjen për lirinë e lëvizjes që Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar më 2011 në kuadër të dialogut. Që atëherë, Serbia lëshon dokumente të tilla për qytetarët e Kosovës.
Me kërkesën e ambasadorit amerikan në Kosovë është shtyrë edhe zbatimi i vendimit që ka të bëjë me riregjistrimin e makinave me targat që i lëshon Serbia, që Kosova i konsideron ilegale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Policia kërkon informacione për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje

LSDM: Antikorrupsioni të hap rast për deklaratën e Izet Mexhitit për punësimin e rreth tre mijë personave

Pak kohë pasi shpalli kandidaturën për deputet, Tom Doshi paraqitet në SPAK

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Mot i vranët dhe me riga shiu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri