Sophia Urista, këngëtarja kryesore e grupit “Brass Against”, ishte në mes të një interpretimi gjatë koncertit “Welcome to Rockville” në Daytona të enjten mbrëma, kur i njoftoi turmës se duhej të shkonte në tualet dhe mezi priste.

Në vend që të largohej nga skena ose të urinonte pantallonat e saj, 36-vjeçarja tërhoqi zvarrë një fans mashkull nga publiku, e bëri atë të shtrihej në skenë në një koncert në Daytona, Florida dhe u urinua mbi të, shkruan DailyMail.


Shfaqja e cila shkaktoi irritim bëri që një pjesëmarrëse e koncertit e quajtur Nicole Shields të telefononte 911 të shtunën dhe të raportonte incidentin te një polic i qarkut, duke thënë se fëmija i saj i mitur ishte dëshmitar i ngjarjes së paprecedentë në publik.

(Videoja më poshtë ka pamje të papërshtatshme dhe nuk preferohet për personat nën moshën 18-vjeçare)

Sipas të dhënave të Departamentit të Policisë së Daytona Beach të marra nga DailyMail, Shields 'deklaroi se këngëtarja kryesore urinoi mbi dikë në skenë, ajo po pyeste nëse ka përmirësime [sic] për këtë pasi 16-vjeçarja e saj ishte atje dhe pa ngjarjen me sytë e saj”.

Zëdhënësi i policisë Messod Bendayan tha se hetuesit u përpoqën ta thërrisnin ankuesen dy herë, por nuk morën përgjigje. Për rrjedhojë, ndaj Uristës nuk u bë asnjë denoncim në polici dhe asnjë akuzë në pritje.

Sipas ligjit të Floridas, ekspozimi i pahijshëm është një kundërvajtje e shkallës së parë që dënohet deri në një vit burg ose një gjobë prej 1000 dollarësh.

Urista, nga Nju Jorku, së pari u bë më e njohur pasi u shfaq në spektaklin e talenteve “The Voice” në vitin 2016.

Koncerti u zhvillua në Daytona International Speedway, i cili operohet nga NASCAR. Pas skandalit të shkaktuar nga sjellja e Uristës, grupi “Brass Against” është ndaluar nga të gjitha ambientet e NASCAR.

"Daytona International Speedway nuk i fal veprimet e papërshtatshme që ndodhën gjatë ngjarjes ‘Welcome to Rockville’ të së enjtes", tha zëdhënësi i NASCAR, Russell Branham në një deklaratë për The Daytona Beach News Journal.

“Duhet të urinoj dhe nuk mund të shkoj në banjë”, u tha këngëtarja e muzikës ‘rock’ pjesëmarrësve të koncertit. "Kështu që ne mund të bëjmë edhe një shfaqje prej saj", shtoi ajo.

e1 1

Urista më pas i tërhoqi me nxitim pantallonat dhe të brendshmet dhe mund të shihet duke u ulur për t'u urinuar.

Këngëtarja nuk u përmbajt teksa zbrazi përmbajtjen e fshikëzës së saj në të gjithë kokën dhe fytyrën e burrit tullac.

Nga pamjet e shkrepura nga fansat dhe më pas të shpërndara në rrjetet sociale, ai dukej se po e shijonte përvojën teksa lëvizte kokën përpara dhe mbrapa ndërsa urina e Uristës binte rreth tij.

e4 1

Gjatë gjithë kohës, ajo arriti të vazhdojë të këndojë një interpretim të Rage Against, “The Machine's Wake Up”.

Shumë njerëz në rrjetet sociale u tronditën nga akti skandaloz, të cilët e kanë quajtur si “plehrë” këngëtaren për gjestin e paprecedentë të bërë në publik.

Ndër vite ka pasur plot momente të tjera tronditëse në skenë.

e2 1

Muzikanti, këngëtari dhe kompozitori amerikan Iggy Pop, thyente shishet në skenë, vjellte dhe më pas rrotullohej në copat e xhamit duke prerë shpinën dhe kontrollonte përpara se të zhytej në turmë.

Në vitin 1993, drejtuesi i një grupi të njohur si “Blind Melon” vendosi të urinonte në të gjithë rreshtin e parë të audiencës. Shannon Hoon urinoi fansat e tij të mbledhur në Pacific Coliseum në Vancouver.

e5 1

Një sjellje e ngjashme ishte bërë edhe nga grupi “The Almighty Defenders”, të cilët urinonin në gojën e njëri-tjetrit përpara se ta spërkatnin atë në të gjithë audiencën.

Grupi australian “The Meanies” kishte një zakon që të hidhte fishekzjarre në audiencë. /Telegrafi/