LAJMI I FUNDIT:

“E pabesueshme”, reagimi i Granit Xhakës pas kalimit në finalen e Ligës së Evropës

“E pabesueshme”, reagimi i Granit Xhakës pas kalimit në finalen e Ligës së Evropës

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka ka reaguar me anë të rrjeteve sociale për kalimin e Bayer Leverkusenit në finalen e madhe të Ligës së Evropës.

Leverkuseni ishte duke humbur 0-2 nga Roma të enjten mbrëma, por me një rikthim fantastik barazoi shifrat në 2-2 dhe me këtë rezultat u mbyll ndeshja.

Përveçse siguroi kalimin në finalen e Ligës së Evropës, Leverkuseni vazhdoi serinë pa humbje, duke thyer çdo rekord me 49 ndeshje pa humbje.


Bayer Leverkusen kthehet ndaj Romës dhe shpëton nga humbja, kalon në finalen e Ligës së Evropës
Lexo po ashtu Bayer Leverkusen kthehet ndaj Romës dhe shpëton nga humbja, kalon në finalen e Ligës së Evropës

Rikthimi fantastik dhe vazhdimi i serisë pa humbje e ka gëzuar pa masë edhe njërin nga yjet kryesor të skuadrës, shqiptarin Granit Xhaka.

Xhaka ka shfrytëzuar profilin e tij privat në Instagram për të bërë një postim në lidhje me arritjen e Leverkusenit.

Granit Xhaka, lojtar i ndeshjes Bayer Leverkusen 2-2 Roma: Statistikat e tij janë fantastike
Lexo po ashtu Granit Xhaka, lojtar i ndeshjes Bayer Leverkusen 2-2 Roma: Statistikat e tij janë fantastike

“Wow! E pabesueshme. Le të vazhdojmë të punojmë, le të jemi të fokusuar – kemi shumë më tepër për të arritur!”, ka shkruar Xhaka.

Ndryshe, Leverkuseni në finale do të takohet me skuadrën italiane, Atalanta, ku aty njëri nga më kryesorët është kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Granit Xhaka (@granitxhaka)

Në trend Sport

Më shumë
UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
“Vjedhja e shekullit”, video që tregon se Alvarez nuk e preku topin me të dyja këmbët

“Vjedhja e shekullit”, video që tregon se Alvarez nuk e preku topin me të dyja këmbët

Liga e Kampionëve
Zbulohet lojtari i parë i Real Madridit që e hetoi goditjen me dy këmbë të penalltisë nga Alvarez

Zbulohet lojtari i parë i Real Madridit që e hetoi goditjen me dy këmbë të penalltisë nga Alvarez

Liga e Kampionëve
“Këto janë rregullat”, Modric i habitur nga komentet e njerëzve për penalltinë e anuluar

“Këto janë rregullat”, Modric i habitur nga komentet e njerëzve për penalltinë e anuluar

Liga e Kampionëve
Miratohet projekti i FFK-së, Kosova do t'i zhvillojë ndeshjet në Hajvali në të ardhmen

Miratohet projekti i FFK-së, Kosova do t'i zhvillojë ndeshjet në Hajvali në të ardhmen

Përfaqësuesja e Kosovës
Real Madridi mendon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin

Real Madridi mendon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin

Ndërkombëtare
Kalo në kategori