Manchester United ka shkuar në finale të FA Cup pasi ka vuajtur shumë në gjysmëfinale ndaj skuadrës nga Championship, Coventry.

Megjithatë Djajtë e Kuq u kualifikuan në finale vetëm pas ekzekutimit të penalltive, ku do të përballen me rivalin lokal Man City.


Portieri i Djajve të Kuq, Andre Onana ka folur me plot entuziazëm pas ndeshjes, duke thënë se United është klubi më i madh në vend.

"Ne jemi Manchester United , ende klubi më i madh në vend. Ne duhet të fitojmë, gjithmonë," tha portieri i Man United, Andre Onana .

"Ndihemi mirë, ndihemi të lumtur që jemi në një finale. Do të kthehemi këtu për të fituar. Më e rëndësishmja është fitorja. Jemi në finale, kjo është ajo që ka rëndësi", shtoi Onana.

Në gjysmëfinalen e Kupës FA, Man United kishte epërsi me tre gola ndaj skuadrës nga vendi i tetë të Championship.

Ata mund ta kishin humbur atë finalen nëse VAR nuk do të kishte anuluar në mënyrë të diskutueshme një gol të vonë të Coventry në minutën e 120-të. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app