Një rast i përdhunimit që kishte ndodhur në vitin 2016, është hapur vetëm kohën e fundit në Policinë e Kosovës në Ferizaj. Një 13-vjeçare ishte dhunuar seksualisht nga një person i rritur.
Tashmë 16-vjeçarje, ajo ka rrëfyer ngjarjen që kishte ndodhur vite më parë, ku ajo nuk kishte treguar asnjëherë më parë se personi i rritur kishte dhunuar seksualisht atë.
Ka thënë se derisa ishte me personin e rritur në banesën e saj, kishin kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.
“Jemi kanë tek banesa ime në katin e katërt ku aty nuk banon askush dhe tha se po dëshiron me kalu jetën me mua, i thash okej. Ai ia filloi me më prek dhe më ka prish pa dëshirën time sepse unë kam qenë e re vetëm 13-vjet i kam pasur”, ka deklaruar ajo për Klan Kosovën.
Rasti kishte qenë i ditur për Policinë e Kosovës në vitin e kaluar, kur në stacionin e Policisë së Kosovës në Kaçanik ishte hapur rasti për “bashkëjetesë me personin e mitur”.
Vajza që pretendon se ishte përdhunuar në moshën 13-vjecare kishte bashkëjetuar për gjashtë muaj me personin në fjalë.
Ajo ka thënë se personi i rritur e kishte rrahur fizikisht atë në momentet kur, ajo kishte dashur të largohej për në shtëpi.
“Thash po shkoj në shpi dhe kur të qetësohesh kthehem prapë. Ai më ka kapur për fyti dhe për flokëve duke më thënë rri qaty se s’po shkon askush”, ka deklaruar ajo.
https://www.youtube.com/watch?v=VJ0PYulluxw