Një femër e mitur ka lindur një fëmijë në Klinikën e Gjinekologjisë, në QKUK.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 17.11.2022 rreth orës 14:00, në Ferizaj.
Siç bëhet e ditur në raport, viktima kishte filluar bashkëjetesën nën moshën 16 vjeçare me një person.
“Është raportuar se një femër kosovare e mitur ka lindur një fëmijë në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK. Viktima kishte filluar bashkëjetesën nën moshën 16 vjeç me të dyshuarin mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/