Korrespondenti televiziv Muntazer al-Zaidi u bë i famshëm në të gjithë Irakun dhe Lindjen e Mesme – dhe jo vetëm – pasi hodhi këpucët e tij në drejtim të atëbotë, presidentit Amerikan George W. Bush gjatë një konference për shtyp në Bagdad në vitin 2008 duke bërtitur: “Kjo është një puthje lamtumire nga populli irakian, ti qen!”
Por Bush u shmang dy herë pasi këpucët “fluturonin” mi kokën e tij. Ndërkaq për këtë veprim, Zaidi ka shërbyer gjashtë muaj burg për sulm ndaj një udhëheqësi vizitues.
Dhe sot, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Zaidi është duke kandiduar në parlament si një anëtar i lëvizjes së klerikut Shi’ite Moqtada al-Sadr, milicia e të cilit zhvilloi një fushatë të dhunshme kundër ushtrisë amerikane gjatë okupimit të saj në Irak, por që kohët e fundit e ka ripërcaktuar veten si kundërshtar i sektarizmit militant.
Sadr dhe pasuesit e tij argumentojnë se partitë sektare dhe etnike që përfaqësojnë shiitët, sunitët dhe kurdët e Irakut, që dominojnë që nga rënia e Sadam Huseinit në vitin 2003, kanë abuzuar me pushtetin e tyre dhe kanë plaçkitur shtetin.
Ata kanë formuar një aleancë të pamundur me komunistët dhe grupet e tjera sekulare.
“Qëllimi kryesor dhe arsyeja kryesore e nominimit tim është që të heqim qafe të korruptuarit dhe t’i dëbojmë ata nga vendi ynë”, ka thënë Zaidi për Reuters në një intervistë.
“Unë isha gazetar kur hodha një këpucë në drejtim të Bushit. Para kësaj ngjarjeje, unë isha, dhe ende jam, kundër pushtimit dhe korrupsionit. Por të korruptuarit nuk dëgjojnë njerëzit që kërkojnë që ata të heqin dorë nga korrupsioni. Kështu që vendosa të hyja në politikë”.
Gjithsesi ai ka bërë të ditur se ka vendosur që imazhin në të cilin shihet duke sulmuar me këpucës presidentin amerikan të mos e përdorë në imazhet e tij për zgjedhje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Dodik kërcënon prokurorët dhe EUFOR-in

Vuçiq: Serbia nuk do ta mbështesë kurrë arrestimin e Dodikut, gabojnë rëndë

Rubio rrit presionin ndaj Putinit për të pranuar armëpushimin - zbulon lëshimet territoriale të diskutuara me Ukrainën

Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshoi urdhër për ndalim, Dodik feston ditëlindjen – pallati i Republika Sërpska ruhet nga policët me armë të gjata

Zelensky përshëndet bisedimet 'konstruktive' me SHBA, thotë se 'gjithçka varet nga Kremlini tani' - refuzon të njohë territorin e pushtuar nga Rusia

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët