LAJMI I FUNDIT:

E Majta: Qeveria dhe ministria e sajuar për Energjetikë, lejojnë vjedhjen e qytetarëve nga EVN

E Majta: Qeveria dhe ministria e sajuar për Energjetikë, lejojnë vjedhjen e qytetarëve nga EVN

“Derisa qytetarët mezi mbijetojnë, EVN vazhdon të dërgojë llogari të pasakta dhe të fryra në mënyrë enorme, duke shndërruar furnizimin me rrymë në vjedhje të legalizuar”, thonë nga “E Majta”.

Nga partia thonë se “në vend të korigjimit të gabimeve dhe mbrojtjen e qytetarëve, Qeveria krahas Ministrisë së sajuar për Energjetikë, mbetet e shurdhër duke mbikqyrur se si populli e paguan këtë padrejtësi”.

Sipas tyre, mos kundërshtimi i kësaj vjedhjeje, i bën partitë në pushtet bashkëpjesëmarrës në këtë proces.


“KRRE pranoi se ka gabime masive në llogaritë, por kjo nuk mjafton? Ku është dënimi për EVN-në? Ku është përgjegjësia për popullin e mashtruar? Në vend të mbikqyrjes dhe mbrojtjes efikase, qeveria lejon që kompania e monopolist pa pasoja t`i marrë denarët e fundit nga xhepat e qytetarëve. Është e turpshme që qytetarëve u rekomandohet që vet t`i lexojnë orëmatësit! Kjo konfirmon se sistemi nuk funksionon derisa EVN-së me qëllim I lejohet që të bëjë manipulime”, thonë nga E Majta, teksa kanë zbulur dhe masat që duhet të ndërmirren.

-Kontroll të rreptë dhe dënime për EVN-në për çdo gabim në llogaritë;

-Kthim automatik të mjeteve të paguara në mënyrë të padrejtë dhe me kamatë;

-Marrjen e licensës së EVN-së nëse vazhdon me vjedhjen sistematike;

-Përgjegjësi politike për institucionet që mbrojnë këtë zhvatje institucionale;

-Menjëherë të vendoset etaloni për orëmatësit e rryës elektrike në Byronë për Metrologji.

Në trend Lajme

Më shumë
Pas disa orë kërkimesh gjendet 8-vjeçari nga Gjilani, Alp Krasniqi

Pas disa orë kërkimesh gjendet 8-vjeçari nga Gjilani, Alp Krasniqi

Lajme
AIP gjobit me 8 mijë euro marketin që kishte të vendosur kamerën përballë kabinës provuese të rrobave

AIP gjobit me 8 mijë euro marketin që kishte të vendosur kamerën përballë kabinës provuese të rrobave

Lajme
Reshjet e shiut, rrëshqitje dheu dhe gurësh në rrugën për Rugovë - vështirësi për shoferët

Reshjet e shiut, rrëshqitje dheu dhe gurësh në rrugën për Rugovë - vështirësi për shoferët

Lajme

"Ka të veshur xhemper të zi me simbole" - shumë qytetarë bashkohen në kërkimin e Alp Krasniqit në Gjilan

Lajme
​Natasha Kandiq nderohet me Çelësin e Qytetit të Prishtinës

​Natasha Kandiq nderohet me Çelësin e Qytetit të Prishtinës

Lajme
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor: Gjenden turistët e humbur në Malet e Sharrit

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor: Gjenden turistët e humbur në Malet e Sharrit

Lajme
Kalo në kategori