Sulmuesi Karim Benzema ka bërë një lëvizje befasuese, për t’iu bashkuar Al Hilalit nga Al Ittihad.

Ylli francez kishte pakënaqësi me ofertën e Al Ittihad, ndërsa është bindur nga lideri aktual i Ligës Profesionale Saudite, që në krye kanë trajnerin Simeone Inzaghi.


Gazetari Fabrizio Romano ka konfirmuar se marrëveshja është kompletuar mes të gjitha palëve.

“Karim Benzema nënshkruan si një lojtar i Al Hilalit nga Al Ittihad”.

“Ish fituesi i Topit të Artë largohet nga Al Ittihad për t’iu bashkuar projektit të Inzaghit te Al Hilal me një efekt të menjëhershëm”.

“Benzema është pajtuar për të gjitha kushtet sonte”, deklaroi ai.

Ndërkohë, ky transferim i Benzemas ka shkaktuar probleme në Arabinë Saudite, ku Cristiano Ronaldo refuzoi të luajë ndaj Al Riyadh shkaku i pakënaqësive se Al Nassr nuk po përforcohet, por vetëm rivalët.

Mbetet të shihet nëse do të mbyllen tani edhe dy marrëveshjet e tjera, pra N’Golo Kante te Fenerbahce dhe En Nesyri te Al Ittihadi./Telegrafi

telegrafi sport app