LAJMI I FUNDIT:

E konfirmon presidenti i FIGC: Shqipëri – Itali, do të luhet ndeshje miqësore në Tiranë

E konfirmon presidenti i FIGC: Shqipëri – Itali, do të luhet ndeshje miqësore në Tiranë

Kombëtarja e Shqipërisë do të luaj një tjetër ndeshje me Italinë, por kësaj radhe në Tiranë.

Shqipëria dhe Italia janë dy ekipe Kombëtare që nuk do të luajnë në Kampionatin Botëror dhe kanë vendosur për të zhvilluar një miqësore së bashku.

Ka qenë presidenti i Federatës së Futbollit të Italisë, Gabriele Gravina që ka konfirmuar se dy Kombëtaret do të luajnë një miqësore në Tiranë.


Gravina ka zbuluar se gjatë kohës kur ekipet do të përgatiten për Botëror, do të grumbullohet Kombëtarja nga trajneri Mancini dhe njëra ndeshje do të zhvillohet në kryeqytetin shqiptar.

“Në funksion të Kupës së Botës, Kombëtarja ka vetëm një projekt, atë të rishikimit të njëri-tjetrit dhe për këtë falënderoj Lega A që ka vënë në dispozicion lojtarët për ato dhjetë ditë para inaugurimit të Botërorit”.

“Mancini do të ketë në dispozicion kombëtaren dhe shumë lojtarë të rinj, me mundësi takimi me njëri-tjetrin. Dhe në këtë periudhë ka dy ndeshje miqësore”, tha Gravina.

“Duhet të zhvillohet një ndeshje miqësore në Tiranë kundër Shqipërisë, atëherë mund të ketë një mini-tërheqje në Arabi ku do të luhet një tjetër miqësore dhe vazhdimi i përgatitjeve në Itali”, tha Gravina për Radio Rai.

Megjithatë gjatë javëve të ardhshme pritet që dy federatat të zyrtarizojnë edhe datën dhe orën e ndeshjes.

Shqipëria dhe Italia kanë zhvilluar tri ndeshje mes vete, kur në 2014 u përballen në Genoa në një ndeshje miqësore që i takoi italianëve 1-0.

Ndërkohë në kualifikimet për Kupën e Botës dy Kombëtaret fqinje u takuan dy herë, me Italinë që fitoi 2-0 dhe 0-1. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Do të ishte historike për afatin kalimtar shkëmbimi që po synojnë Real Madridi dhe Manchester City

Do të ishte historike për afatin kalimtar shkëmbimi që po synojnë Real Madridi dhe Manchester City

Ndërkombëtare
Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshje e marsit - tri prurje të reja

Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshje e marsit - tri prurje të reja

Përfaqësuesja e Kosovës
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Revolucion total tek Man United – Amorim ka vendosur t’i ‘heq qafe’ 10 lojtarë në verë

Revolucion total tek Man United – Amorim ka vendosur t’i ‘heq qafe’ 10 lojtarë në verë

Premier League
Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

Premier League
Barcelona planifikon transferimin e yllit brazilian gjatë verës, nuk i intereson rikthimi i Neymarit

Barcelona planifikon transferimin e yllit brazilian gjatë verës, nuk i intereson rikthimi i Neymarit

La Liga
Kalo në kategori