LAJMI I FUNDIT:

E kapi për flokësh bashkëshorten dhe ushtroi dhunë fizike – një muaj paraburgim nga të dyshuarit nga Kaçaniku

E kapi për flokësh bashkëshorten dhe ushtroi dhunë fizike  – një muaj paraburgim nga të dyshuarit nga Kaçaniku
Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore në Ferizaj – dega në Kaçanik ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit Q.M., shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Sulmi” dhe “Kanosje”.

Në njoftimin për media thuhet se pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit të Përgjithshëm, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar, se i pandehuri Q.M., më 18 nëntor 2022, në një fshat të Komunës së Kaçanikut, saktësisht në shtëpinë e tyre, pas një mosmarrëveshje që kishin me bashkëshorten e tij – të dëmtuarën F.M., me dashje ka përdorur forcën fizike ndaj të dëmtuarës, duke e kapur për flokë dhe marrur telefonin celular të saj, por se e njëjta nuk kishte kërkuar tretman mjekësor, me të cilat veprime dyshohet se ka kryer veprën penale sulmi nga neni 184 paragrafi 1 të KPRK-së.

“Gjithashtu, ekziston dyshimi i bazuar se me datë, kohë dhe vend të shënuar si më lart, i pandehuri pas një mosmarrëveshje që kishte me bashkëshorten e tij – të dëmtuarën F.M., në atë mënyrë që me qëllim të frikësimit dhe shkaktimit të ankthit, e kanos të dëmtuarën me fjalë me përmbajtje kërcënuese. Me ç` rast tek e dëmtuara ka shkaktuar shqetësim, frikë dhe pasiguri, me të cilat veprime i pandehuri Q.M., dyshohet se ka kryer veprën penale kanosja nga neni 181 paragrafi 2 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.


Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i`u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditëve.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Lajme
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Lajme
Nëna e Besim Krrabajt: Polici që ma vrau djalin më tha, mirë ia kena bo

Nëna e Besim Krrabajt: Polici që ma vrau djalin më tha, mirë ia kena bo

Lajme
Batusha i Vetëvendosjes: LVV-ja ose vetë në qeveri ose në opozitë

Batusha i Vetëvendosjes: LVV-ja ose vetë në qeveri ose në opozitë

Politikë
Bedri Hamza: Nëse partia e parë nuk krijon institucionet, duhet me marrë përgjegjësinë PDK-ja

Bedri Hamza: Nëse partia e parë nuk krijon institucionet, duhet me marrë përgjegjësinë PDK-ja

Lajme
Çka thuhet në vendimin e Speciales për kërkesat e Thaçit ndaj vizitorëve për dëshmitarët e Hagës?

Çka thuhet në vendimin e Speciales për kërkesat e Thaçit ndaj vizitorëve për dëshmitarët e Hagës?

Drejtësi
Kalo në kategori