Omar Elabdellaoui mund ta konsiderojë vetën si një person shumë me fat, pas tragjedisë që i ndodhi në vitin 2020.

Mbrojtësi i krahut kishte humbur shikimin në natën e Vitit të Ri, pas shpërthimit të fishekzjarrit që e kishte pësuar në fytyrë.


Norvegjezit iu deshën 11 operacione për të rikthyer shikimin, por ai tani është gati dhe pothuajse si në gjendjen e mëparshme.

https://www.dailymotion.com/video/x884ck6

Këtë e dëshmon edhe rikthimi i tij në fushë pas 423 ditësh te Galatasaray, e që mund ta ndien vetën shumë me fat.

Elabdellaoui ka kontratë edhe për një vit te skuadra turke, por më e rëndësishme për të është se ai është rikthyer në fushë dhe do të vazhdojë ta shijoj futbollin. /Telegrafi/