Cristiano Ronaldo ka marrë një paralajmërim nga policia për incidentin pas ndeshjes mes Manchester United dhe Everton.

Kujtojmë se portugezi i zemëruar për humbjen e skuadrës së tij në Goodison Park, i ka thyer celularin 14-vjeçarit autik Jacob, i cili po filmonte lojtarët, teksa po shkonin në dhomën e zhveshjes.


"Ne mund të konfirmojmë se një burrë 37-vjeçar ka marrë pjesë vullnetarisht në një intervistë në lidhje me akuzat për sulm dhe vepër penale”.

Screenshot 6 24

“Incidenti ndodhi pas ndeshjes së futbollit Everton kundër Manchester United në Goodison Park të shtunën më 9 prill. Rasti ka është zgjidhur me një paralajmërim me kusht”, ka thënë policia angleze.

Daily Mail raporton se Ronaldo i ka paguar djalit një dëmshpërblim.

Nëna e djalit Sarah Kelly dha një deklaratë për Liverpool Echo menjëherë pas ndeshjes dhe tregoi se djali është autik dhe se kjo ishte ndeshja e parë në jetën e tij që ai e kishte parë drejtpërdrejt, ndaj po filmonte gjithçka rreth tij si kujtim.

Ronaldo kërkoi falje përmes Instagramit pas ndeshjes për gjestin e tij. /Telegrafi/

telegrafi sport app