Një video rrëqethëse shfaq momentin kur një burrë bie nga shtylla e lartë elektrike sikur të kishte qenë një gur, pasi ishte goditur dy herë nga rryma por që çuditërisht i ka shpëtuar më të keqes.

Pamjet e filmuara me telefon mobil, tregojnë se si burri goditet dy hera nga rryma 30 mijë voltëshe në shtyllën elektrike të tensionit të lartë, transmeton Telegrafi.


2 19

Pasi dy tela ishin prekur mes vete ishte krijuar një lidhje e shkurtër, ku si pasojë burri që po qëndronte i varur në shtyllë goditet dhe bie nga një lartësi prej 30 metrave.

Këtë ngjarje të tmerrshme e kanë shikuar dhjetëra kalimtarë rasti, të cilët në videon dëgjohen se si bërtasin nga tmerri që e shohin me sy.

3 12

Por ajo çfarë është për tu habitur është fakti se ky burrë i shpëton rrëzimit dhe goditjes së rrymës, pasi në video shihet duke u larguar nga vendi i ngjarjes thuajse nuk ka ndodhur asgjë e keqe, edhe pse në trup shiheshin pjesë të djegura kur është goditur nga rryma.

Ende nuk dihet nëse dy pjesët e klipit ajo e goditjes nga rryma dhe rrëzimi janë të njëjta me atë kur shfaqet në tokë duke ecur, ndërsa ngjarja besohet të ketë ndodhur në Afrikë. /Telegrafi/