LAJMI I FUNDIT:

A e gjete mirë apo keq SHSKUK-në? E gjeta ashtu siç është – pyetjet e përgjigjet në Komisionin për Shëndetësi

A e gjete mirë apo keq SHSKUK-në? E gjeta ashtu siç është – pyetjet e përgjigjet në Komisionin për Shëndetësi

Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar, Pranvera Zejnullahu-Raçi theksoi se nga gushti kur ka marrë këtë pozitë ka identifikuar probleme të shumta dhe ia ka prezantuar bordit.

Ajo gjatë raportimit në Komisionin për Shëndetësi ka deklaruar se asgjë nuk është jashtë kontrollit dhe janë në koordinim me Ministrinë e Financave.

Raçi i është Ajo është pyetur nga deputeti i LDK-së, Armend Zemaj se “a e gjeti mirë apo keq ShSKUK-në”.


“Unë kam interes që problemet që janë akumuluar me kohën të zgjidhen në afat të shkurtër. E gjeta ashtu siç është…buxheti është sfidë për momentin dhe ka rezultuar nganjëherë me vendime që duhet të merren aty për aty. Nuk është asgjë jashtë kontrollit dhe jemi në koordinim me Ministrinë e Financave”, tha ajo.

Ajo ka shtuar se furnizimi nuk ka qenë keq për QKUK-në.

“Punët e mirë intensive ka qenë në Onkologji. E kam bërë një analizë dyjavore duke konsultuar edhe mjekë nga jashtë. Këtu ka ndodhur një mosplanifikim i mirë nga ish menaxherët. Është planifikuar një numër i barnave dhe të njëjtit kanë filluar jashtë protokollit…kam kërkuar që të bëhen kartelat e pacientëve që t’ju jepet terapia, se për mua ka qenë e çuditshme që nuk kanë kartela”, ka shtuar ajo.

Ajo ka shtuar se ka disa departamente që ka lista më të gjata të pritjeve, raporton kp.

“Sfidë ka qenë rënia e numrit të anesteziologëve. Po pres një plan prej drejtorit, jo çdo klinikë me pas anesteziolog. Ka edhe opsione tjera që jemi duke diskutuar”, ka shtuar ajo.

Para anëtarëve të Komisionit për Shëndetësi ka raportuar edhe kryesuesja e Bordit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Aida Rexhepi.

Në trend Lajme

Më shumë
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Lajme
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Drejtësi
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Lajme
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Lajme
Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Arsim
Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

Lajme
Kalo në kategori