LAJMI I FUNDIT:

A e dini sa shpesh duhet ta ndërroni ulësen e tualetit?

A e dini sa shpesh duhet ta ndërroni ulësen e tualetit?

Është një prej artikujve më të përdorur në shtëpi, por shumë njerëz harrojnë ta ndërrojnë.

Bëhet fjalë për ulësen e tualetit, që është bërë temë diskutimi se sa shpesh duhet të ndërrohet, duke qenë se pak e mendojmë këtë aspekt, shkruan The Mirror.

Mesatarisht, njerëzit e përdorin banjën midis gjashtë dhe shtatë herë në ditë, megjithëse mund të jetë shumë më tepër për disa, veçanërisht për të moshuarit ose gratë shtatzëna.


Megjithatë, shumica dërrmuese e përdoruesve në Reddit pranuan se e ndërrojnë sediljen e tualetit vetëm kur prishet.

Por, sipas Summer Little, ekziston një periudhë e caktuar kur duhet ta ndërroni ulësen e tualetit dhe sipas kompanisë kjo duhet të bëhet çdo pesë vjet, në varësi të përdorimit të tyre.

“Ju duhet zëvendësoni sediljen e tualetit çdo pesë vjet ose më shumë, në varësi të përdorimit. Askush nuk dëshiron të përshëndetet nga një ndenjëse e ngurtë tualeti, por kur e shihni se ka një çarje ose njolla pas pastrimit, atëherë ju duhet ta ndërroni”. /Telegrafi/