Të dielën, vendi pritet të ndikohet nga masa ajrore të lagështa, duke sjellë mot kryesisht të vranët dhe reshje shiu me intensitet mesatar deri në të lartë.

Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 7°C dhe 10°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë vlera prej 11°C deri në 14°C.


Era do të fryjë kryesisht nga jugperëndimi, me shpejtësi që pritet të variojë nga 1 deri në 9 metra në sekondë, duke krijuar ndjesinë e një dite tipike vjeshte me lagështi të lartë dhe temperatura të buta.

Meteorologët këshillojnë qytetarët të kenë kujdes gjatë orëve me reshje më intensive, sidomos në zonat urbane ku mund të ketë grumbullim uji. /Telegrafi/