Cindy Crawford është nënë krenare e vajzës Kaia Gerber dhe djalit Presley Gerber, të cilët gjithashtu merren me modën.
Njëra prej modeleve legjendare të viteve të nëntëdhjeta, vazhdon të jetë ende një nga femrat më të bukura në botë.
Crawford dëshmoi edhe njëherë se mund t’u bëjë konkurrencë modeleve, kur parakaloi me kolegët Naomi Campbell, Claudia Schiffer, Helen Christensen dhe Carla Bruni, në fund të shfaqjes Versace në Milano.
Ndërkaq, ajo dhe familja e saj kanë qenë sërish në qendër të vëmendjes edhe gjatë Javës së modës në Paris.
Cindy nuk është e vetmja në familje që ka shkëlqyer në këto evenimente të modës. Vajza e saj 16-vjeçare, Kaia, debutoi në shtegun e modës dhe mahniti gjithë të pranishmit në Milano, ndërsa gjatë shfaqjes në Paris, mediat rozë e kanë krahasuar me nënën e saj të famshme.
Edhe djali i Crawford, 18-vjeçari Presley, ka qenë gjithashtu i përfshirë në botën e manekinëve qe disa vite.
E gjithë familja, së bashku me bashkëshortin e Cindy, Randy Gerber, ishin në qendër të vëmendjes në kryeqytetin francez. /KP/Telegrafi/