LAJMI I FUNDIT:

E bleu dhe e parkoi në oborrin e tij, kroati zbulon se çfarë planifikon të bëjë me aeroplanin e tij

E bleu dhe e parkoi në oborrin e tij, kroati zbulon se çfarë planifikon të bëjë me aeroplanin e tij

Një burrë nga Kroacia kroat ka bërë që fshati i tij të kthehet në qendër të vëmendjes pasi ka parkuar një aeroplan – të cilin e bleu – në oborrin e tij.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Robert Sedlar nga Zabok në rajonin e Zagorje të Kroacisë, thotë se ideja e tij për të blerë një aeroplan dhe parkimin e tij në oborrin e përparmë të pronës së tij.


“Është një aeroplan Fokker F-100 me 109 ulëse. Ai u përdor nga katër kompani ajrore në Indonezi, Brazil, Meksikë dhe për vitet e fundit ishte në aeroportin Osijek”, ka thënë Sedlar për Zagorje.com, duke shtuar se një kontakt në Tradeair e ndihmoi atë për të blerë aeroplanin.

“Bleva aeroplanin dhe ai rri tani në pronën time në Strmec Stubički. Ideja ime mund të quhet edhe marrëzi, por unë kam qenë i gatshëm të bëj gjithçka për të blerë aeroplanin, çmontimin e tij dhe rimontimin e tij”.

Sapo të përfundojë punimet brenda dhe jashtë tij, Sedlar thotë se aeroplani do të qëndrojë në pronën e tij dhe ai do ta ofrojë atë me qira për ngjarje të ndryshme.

“Do të jetë në gjendje të përdoret për xhirime, mbrëmjeve, si dhe do të ketë dy simulatorë fluturimi për fëmijët në kabinë”, përfundoi ai.

Thuhet se reagimi nga vendasit deri më tani ka qenë shumë pozitiv. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
U ndalë për kafe, kosovari bleu edhe një tiketë gërvishtëse prej 5 eurosh në Itali – fitoi 500 mijë euro me të

U ndalë për kafe, kosovari bleu edhe një tiketë gërvishtëse prej 5 eurosh në Itali – fitoi 500 mijë euro me të

Virale
E palos dhe fluturon aeroplanin prej letre në 5.12 sekonda - thyen rekordin botëror të Guinness

E palos dhe fluturon aeroplanin prej letre në 5.12 sekonda - thyen rekordin botëror të Guinness

Fun
Fenomeni i rrallë që habiti peshkatarët në Turqi, shfaqen para tyre dallgët katrore

Fenomeni i rrallë që habiti peshkatarët në Turqi, shfaqen para tyre dallgët katrore

Interesante

"Përbindëshi i deteve" - ky është transportuesi më i madh i automjeteve në botë

Interesante
Burri thuajse bie në gojën e peshkaqenit - e shpëtojnë reflekset e shpejta

Burri thuajse bie në gojën e peshkaqenit - e shpëtojnë reflekset e shpejta

Virale
“Boks në Zyrën Ovale mes Zelenskyt e Trumpit” – tensioni i takimit të së premtes kthehet në moment qesharak përmes AI

“Boks në Zyrën Ovale mes Zelenskyt e Trumpit” – tensioni i takimit të së premtes kthehet në moment qesharak përmes AI

Fun
Kalo në kategori