Këngëtarja e njohur e skenës Edona Llalloshi, ka festuar sot (e mërkurë) ditëlindjen e saj të 38-të.
Me këtë rast ajo ka marrë shumë urime të përzemërta nga miqtë, kolegët e fansat, por urimet më të bukura i mori nga vëllai i saj Miloti (producent), dhe motra e saj Fjolla (make-up artiste e njohur).
Miloti publikoi një fotografi bashkë me të motrën në rrjetet sociale, ndërsa në mbishkrimin e fotografisë shkruante: “Urime ditëlindja motër e dashur”.
Ndërkohë, Fjolla gjithashtu ndau me ndjekësit e saj në Instagram një fotografi me motrën, në mbishkrimin e së cilës shkruante plot fjalë të përzemërta, duke e quajtur edhe “Zonja e skenës shqiptare”.
“Edona..Ti je gezimi yne i pare i familjes,dhe mbaresia e familjes tone..na mesove e na edukove si te jemi nje person me fam dhe i thjeshte!Je nje grua nje ze nje mit!Perla e muzikes shqiptare..dhe shembull i nje nene te bekuar..Urime Ditelindja zonja e skenes shqipetare,pac vec dite te mira,te dashte Zoti ashtu si familja e populli”(sic.), ka shkruar Fjolla Llaloshi për të motrën. /Telegrafi/