E ardhmja e Lionel Messit do të fillojë të qartësohet me fillimin e vitit të ri. Ylli argjentinas përfundon kontratën e tij me Paris Saint-Germain më 30 qershor 2023 dhe burime pranë lojtarit pranojnë se, pasi të mbarojnë festimet për Botërorin e fituar në Katar, ai do të duhet të përballet me situatën e tij. Dhe kjo do të ndodhë rreth fillimit të vitit të ardhshëm, raporton Mundo Deportivo.

Në këtë moment, klubi që duket më afër për të bindur 35-vjeçarin është PSG, të cilët nuk e kanë fshehur synimin për të vazhduar me argjentinasin në radhët e tyre. Plani i klubit francez është që të bëhet subjekti në të cilin shtatë herë fituesi i Topit të Artë hedh hapat e tij të fundit në elitën e futbollit.


Duke marrë parasysh që ai sapo ka fituar Kupën e Botës duke udhëhequr ekipin argjentinas, Messi nuk e sheh veten duke shkuar drejt një lige të vogël si ajo e Amerikës së Veriut, por përkundrazi e sheh veten me forcë të mjaftueshme për të vazhduar të konkurrojë në nivelin më të lartë për të paktën edhe dy vite të tjera.

messi 1

PSG dëshiron të përfitojë prej tij dhe të bëhet klubi i dytë i madh i referencës dhe ai në të cilin luajti ndeshjet e fundit, ende në një fazë të performancës së lartë. Përveç kësaj, ata duan ta bëjnë atë një ambasador për markën e tyre në mbarë botën dhe gjithashtu për konglomeratin e Katarit që menaxhon klubin parisien.

Në këtë kuadër, PSG e nis me avantazh, presidenti i së cilës, Nasser Al-Khelaifi, tashmë e ka bërë të qartë se synimi i tij është të zgjerojë marrëdhëniet me Messin. E tha para finales kundër Francës dhe gjithashtu pas triumfit argjentinas.

Në fakt, Nasser e kërkoi Leon pas fitores së Albiceleste në të njëjtin stadium Lusail për të bërë një fotografi me të cilën do të bënte fitimprurëse angazhimin e klubit francez ndaj ish-lojtarit të Barcelonës, kur katalunasit, në vitin 2021, i thanë atij se ai nuk mund ta rinovonte kontratë në gusht. /Telegrafi/

telegrafi sport app