Site icon Telegrafi

E ardhmja e Alves drejt Kinës

Mbrojtësi i Barcelonës, Dani Alves, ka marrë një ofertë shumëmilionëshe për të kaluar në Kinë.

Sipas Goal, Alves nuk është më zgjedhja e parë për katalonasit dhe gjatë verës mund të largohet drejt Kinës.

32-vjeçari, që ka edhe një vit në kontratën e tij, është në bisedime me një klub shumë të pasur në Kinë dhe pritet që të vendosë për të vazhduar karrierën në Azi, transmeton Koha.net.

Ish-mbrojtësi i Sevillas ka 385 paraqitje për klubin katalonas dhe ka fituar 21 trofe deri tani.

Exit mobile version